Objektet e Vizatimit Objekt Snap OSNAP  
Selektimi i Objekteve Dimensionimi Permasat  
Modifikimi i Objekteve    
Madhesite Direkte    
Ndihmesit Vizatimor    
Njesite dhe shkallet    
Koordinatat    

 

PERDORIMI I KOORDINATAVE

 

 

Gjithshka mbi perdorimin e Koordinatave ne AutoCAD

HYRJE

Nje kuptim i mire i nocionit se si punojne koordinatat ne AutoCAD eshte absolutisht shume e rendesishme per te realizuar  perdorimin me te mire te programit. Nese ju nuk jeni te familjarizuar me

a)koordinatat dhe

b)sistemin koordinativ

duhet te gjeni pak kohe dhe te studioni imtesisht ato per tu familjarizuar me to dhe konceptet baze te tyre.

Kordinatat perfundojne ne dy tipe kryesore ato jane

A)koordinatat Karteziane qe jane emeruar keshtu per hir te atij qe i krijoi si dhe

B)koordinata Polare.

Kuptimi baze i koordinatave ju ndihmon qe te realizoni ne menyren me te thjeshte te mundur dhe shume lehte ne Objekt ne AutoCAD.  Gjithashtu themi qe keto dy tipe kooridnatash kane dy gjendje ato jane

a)relative dhe

b)absolute.

Nese njohim se kur dhe ku mund te perdorim njerin nga dy tipet e koordinatave si dhe njeren nga dy gjendjet e tyre atehere themi qe ne kemi nje perdorim efektive te vizatimit te bjekteve te ndryshme ne AutoCAD.

 

Koordinatat Karteziane

Pamvaresisht nga emrtimi i tyre jo shpegues per funksionin,  mbasi vjen per nder te atij qe i krijoi Rene Decartes me 1596, koordinatat Karteziane jane kthyer tashme ne nje standart te sistemit te kooridnatave. Pozicioni i nje pike ne nje plan mund te shpegohet nga distanca e saj nga dy akset X dhe Y. Ky rezultate ne AutoCAD jepet nga dy shifra, qe gjenden ne barin e gjendjes vizatimore, te ndara me njera tjeteren nga nje presje ku shifra e pare shpreh vleren e x qe ne te njeten kohe eshte dhe distanca e objektit nga aksi Y dhe e dyta shpreh vleren e y qe ne te njejten kohe eshte distanca e objektit nga  aksi X. Shifrat mund te jene numer i plote ose decimal kjo varet nga precizioni qe nje perdorues ka paracaktuar per vizatimin e objektit te tij. Nje shembul mund te jete 34.897,45.473.

Ne kete shembull pika shtrihet ne krah te djathte te te aksit te Y dhe eshte 34.897 njesi vizatimore larg tij dhe ne te njejten kohe eshte lart aksit te X dhe e distancuar me  45.473 njesi vizatimore. Vlera e pare  (34.897) njihet si koordinata X mbasi ajo matate sipas gjatesise se aksit te X-ve Ndersa vlera e dyte njihet si koordinata Y mbasi ajo matet sipas gjatesise se aksit Y. Akset X dhe Y jane vija te vazhduara pa limite te cilat priten ne piken e origjines e cila ka vlera koordinative 0,0.

  

Kur shikohen ne nje plan gjithmone akset X dhe Y jane perperndikular me njeri tjetrin. Aksi X shtrihet ne vije horizontale ndersa ai i Y ne vije vertikale. Vlerat poshte aksit te X jane vlera negative e njejta gje ndodh edhe me vlerat e pikave qe ndodhen ne te djathte te aksit te Y-ve. Po te shikojme kemi kater kuadrante ne te cilat ne njerin prej tyre vlerat jane pozitive te dyja, ne te kundertin e tij diagonal jane vlerat te dyja negative ne nje tjeter kemi vlerat e X negative dhe te Y pozitive dhe ne te fundit kemi vlerat e X pozitive dhe te Y negative. Zakonisht ne punojme ne kuadrantin ku vlerat jane Pozitive.

AutoCAD ju lejon Ju te punoni duke perdorur koordinatat per realizimin e objekteve. Pershembull  nese ju kerkoni te realizoni nje vije komandat do jene si vijon:

Vijimesia e Komandave

Egzekuto Komanden Vije

Command: LINE

Vendos piken e pare e cila te shprehet me kooridnata shtyp koorinatat  34.897,45.473

From point: 34.897,45.473

Vendos piken e dyte e cila te shprehet me kooridnata shtyp koorinatat  34.897,45.473

To point: 54.896,65.395

Per te perfunduar shtyp tasten Enter Return 

To point: Return(to end)

Kjo ben qe te vizatohet vija midis dy pikave me koordinata te dhena nga ana jone. Nese Ju jepni koordinata pertej pamjes se momentit ne ekran ju duhet te perdorni zmadhimin/zvogelimin per te pare skajin e vijes. Gjithashtu ju mund te vendosni te realizoni vijen edhe me ikonen vizato vije Line.

Te ndertohet drejtkendeshi me koordinata 30,30 per kulmin e poshtem, dimensione 30 60 dhe kend kunrejt aksit X 30grade.

Koordinatat karteziane mund te funksionojne per objekte  dy dimensionale 2D si dhe per objekte tre dimensionale 3D. Per objekte dy dimensionale gjithmone do te kemi te dhena per x,y dhe kooridnata z do te konsiderohet 0. Koordinatat 2D shprehen ne kater kuadrante, pamvaresisht se ne zakonisht punojme me to ne njerin prej tyre ate te parin. Per objektet volumore perdoren koordinatat karteziane me tre dimensione te cdo pike keto jane te shprehura ne 8 Oktante.

 

Kuadrante jane 4. Kuadrantet ndajne siperfaqet ne te cilat realizohen vetem objekte dy dimensionale. Numerimi i tyre eshte ne drejtim te kudert te akrepit te ores. Kuadranti I-re (+ +), Kuadranti II-te (- +), Kuadranti III-te (- -), Kuadranti IV-te (+ -).

File:Cartesian coordinates 2D.svg

Oktante jane 8 i pari quhet ai qe eshte pozitive per te tre koordinatat. Oktantet ndajne hapsirat ne te cilat realizohen objekte tre dimensionale.

Koordinatat Polare

 

Koordinata Polare 2D realizojne te njeten rezultat si edhe ato karteziane persa i perket pershkrimit te pozicioimit te nje pike. Diferenca kryesore e ketyre dy metodave eshte se ne sistemin e koordinatave polare perdoret vetem nje gjatesi dhe nje kend. Gjatesia shpreh distancen e pikes nga origjina e akseve XY ndersa kendi shpreh kendin e vijes qe bashkon origjinen me piken kundrejt aksit X.

Krijo nje vije me koordinata polare te skajeve (100, 60°grade) dhe (173.2, 30°grade)

Koordinatat Polare 3D mund te perdoren edhe ne rastin e objekteve tre dimensionale. Ne kete rast kemi dy tipe koordinatash polare ato Cilindrike dhe ato Sferike.

Koordinata cilindrike japin tre te dhena per vendndodhjen e nje pike: njera eshte gjatesia e rezes, e dyta eshte kendi i saj, me aksin e x dhe e treta eshte distanca e lartesise z (rjz).

Koordinata sferike japin tre te dhena per vendndodhjen e nje pike: njera eshte gjatesia e rezes, e dyta eshte kendi i saj me aksin e x-ve, dhe e treta eshte kendi azimutit  (r, θ, φ).

 

Ikona UCS Sistemi Koordinativ i Perdoruesit (User Co-ordinate System)

 Ne fund te fletes vizatimore ju do te shihni nje ikon si kjo e shprehura ne figure. Ajo eshte simboli i Sistemit Koordinativ te perdoruesit dhe sherben per tju kujtuar ju se kush eshte aksi i X-ve dhe drejtimi i tij si dhe per aksin e Y-ve dhe drejtimin e tij. Kutiza bosh tregon nderprerjen e akseve x dhe y dhe se ju po perdorni kooridnatat boterore dhe se kjo pike nuk eshte pozicionuar ne nje origjine te vertete per sistemin aktual te koordinatave.

 

Koordinatat Absolute dhe Relative Absolute & Relative Co-ordinates

Te dyja tipet e koordinatave si ato karteziane he ato Polare mund te shprehen ne gjendjen Absolute ose relative. Eshte e thjeshte perdorimi i tyre ne koordinatat absolute koordinata e x dhe te y i referohen gjithmone qendres se boshteve X dhe Y pra orgjines se sistemit koordinativ, ndersa koordinata relative i referohet nje pike aktuale te percaktuar. Kur ju punoni ne AutoCAD duhet qe ti beni te qarte atij cfare tip kordinate po perdore Absolute apo Relative.  Koordinatat Absolute jane te para caktuara ne AutoCAD nese ju nuk thoni koordinate Relative programi automatikisht mer e perdor sistemin e kooridnatave absolute. Per te thene qe ju doni te perdorni nje koordinate relative ju duhet te vini shenje “eta” “@” para vendosjes se koordnatave.

Ne rastin e mesiperm koordinata karteziane relative do te dukeshin si  @34.897,45.473 dhe koordinata relative Polare do te dukeshin si @34.897<30. Koordinatat relative jane shume te perdoreshme per krijimin e nje objekti te cilit ju i dinin madhesite.

Per shembul ju mund te ndertoni nje katror me 12 njesi ku fillohet ne piken (30,40) Si me poshte

 

Vijimesia e Komandave Command Sequence

Egzekuto komanden vize

Command: LINE

Nga pika dhe shtyp me tastiere nje koordinate karteziane Absolute (30,40)

From point: 30,40 (an absolute Cartesian co-ordinate)

Ne piken shtyp me tastiere nje koordinate Karteziane Relative@0,12   

To point: @0,12 (a relative Cartesian co-ordinate)

Ne piken shtyp me tastiere nje koordinate Polare Relative@12<0   

To point: @12<0 (a relative polar co-ordinate)

Ne piken shtyp me tastiere nje koordinate Karteziane Relative@0,-12   

To point: @0,-12 (another relative Cartesian co-ordinate)

Ne piken dhe shtyp C per te konfirmuar mbylljen e vijes.

To point: C (to close)

Duke realizuar kete metode ju do shikoni se si ndertohet nje kuadrat nderkohe qe ju vendosni koordinatat e pikave.Ju gjithashtu mund te perdorni kete metode per nje katror me permasa te njohura. Le te themi qe ju doni te ndertoni nje drejtkendesh me permasa 20 dhe 10 njesi dhe nuk ju intereson se ku ndertohet drejtkendeshi ne kete menyre ju mun te veproni si me poshte::

Vijimesia e Komandave

Command Sequence

Egzekuto komanden drejtkenedesh

Command: RECTANGLE

Percakto piken e pare te nderttimit te drejkenedeshit ose egzekuto nje nga opsionet e ndertimit te tij.

Specify first corner point or [Chamfer/Elevation/Fillet /Thickness/ Width]: (pick a point near the middle of the drawing area)

Percakto piken tjeter te krijimit te drejtkenedeshit per kete vendosim shenjen “eta” “@” per te treguar qe duam te vendosim koordinata relative dhe shtypim permasat fillimisht gjeresine e pastaj lartesine e drejtkenedeshit pra ne rastin tone @20,10 dhe shtypim tasten enter 

Specify other corner point or [Dimensions]: @20,10

Shenojme qe koordinata X percakton gjeresine e drejtkendeshit dhe koordinata Y percakton lartesine e tij.

 

Vendndodhja e gjendjes se Vizatimit

The Status Bar

Co-ordinates 

Status bari eshte gjithmone poshte vizatimit dhe komandave te AutoCAD. Ne te tregohen koordinatat koherente te pozicionimimt te kursorit. Ju mund ti aktivizoni dinamizmin e koordinatave ose i caktivizoni ato me ane te tastes me funksion F6.

Koordinatat te aktivizuara dhe koordinata te pa aktivizuara shfaen ne figurat e meposhteme.