PERMBAJTJA
LENDA DHE ENERGJIA
QELIZA, STRUKTURA DHE FUNKSIONI I SAJ
ENERGJIA PER JETEN
KLASIFIKIMI I GJALLESAVE
PROTISTET DHE KERPUDHAT
BIMET
KAFSHET E THJESHTA
KAFSHET E KOMPLIKUARA
ORGANIZMAT DHE MJEDISI
 LËNDA DHE ENERGJIA NË RRJEDHËN E JETËS
Lënda ka veti të shndërrohet nëpërmjet të ashtëquajturave reaksione kimike,  por përbërsit ndërtimor dhe funksional të saj, atomet, mbeten të pandryshuar gjatë zhvillimit të këtyre reaksioneve.
ROLI BIOLOGJIK DHE BIOKIMIK I UJIT
Sipas teorisë të origjinës abiotike të jetës në tokë, uji është biomolekula më e lashtë. Cilat janë ato veti që e bëjnë ujin të domosdoshëm për jetën në tokë?
PËRBËRËSIT JOORGANIK TË QELIZAVE
Përbërësit joorganik kryesor të qelizave janë Na, K, Ca, Mg, Ci, P, S etj.Ata gjenden në formë jonesh si në mjedisin brendaqelizor ashtu edhe në lëngun jashtqelizor. Kriprat janë të nevojshme për: a) ekuilibrin  acido-bazik; b)mpiksjen e gjakut; c)funksionimin normal të qelizave nervore; d) për formimin e kockave etj.
PËRBËRJET ORGANIKE
Organizmat e gjallë, prodhojnë substanca organike duke shndërruar substancat inorganike në përbërje lehtësisht të përdorshme  nga ana e tyre. Të gjitha përbërjet organike përmbajnë atome karbon
a)        Karbohidratet, janë substancat bazë energjitike, jo vetëm për bimët të cilat edhe i prodhojnë, por edhe për kafshët.Kemi lloje të ndryshme sheqernash:
1)        Monosakaridet
(glukoza, fruktoza, galaktoza me formulë C6 H12 O6 )
2)        Disakaridet: maltoza= glukozë + glukozë;    sakaroza= glukozë + fruktozë;  laktoza= glukozë + galaktozë
3)        Polisakaridet ( C6 H10 O5)n Sheqerna të prodhuara nga bimët janë amidoni dhe celuloza. Celuloza gjendet në muret e qelizave bimore , ku luan rol  mbështetës. Vendosja e molekulës së glukozës formon fibrat e celulozës të cilat shquhen për rezistencën e tyre. Glikogjeni prodhohet nga kafshët në qelizat e mëlcisë dhe muskujve.
b)        Lyrat ( lipidet) nuk treten në ujë por në tretësa të tjerë organikë. Te lyrat futen dhjamrat, vajrat, dylli, sterolet. Një organizëm prodhon më tepër energji nga djegia e një sasie të dhënë lyrash sesa nga djegia  e po të njëjtës sasi sheqeri.Molekulat e lyrave formohen nga bashkimi i tre molekulave acide lyrore me një molekul glicerol.
c)        Proteinat
janë substancat organike më të përhapura në gjallesat shtazore. Janë molekula organike të azotuara me peshë molekulare të madhe dhe strukturë të ndërlikuar. Proteinat kanë funksion:
Njësia bazë ndërtimore e proteinave janë aminoacidet. Aminoacidet lidhen me lidhje peptidike dhe formojnë peptidet. Gjatë formimit të një lidhje peptidike çlirohet një molekulë ujë. Shumëllojshmëria e proteinave varet nga:
Funksioni biologjik i një proteine varet nga struktura e saj. Struktura e proteinës mund të jetë:
d)        Acidet Nukleike .
Vendosja e aminoacideve në vargun polipeptidik të një proteine kontrollohet dhe përcaktohet nga dy acide nukleike të rëndësishme:ADN dhe ARN përgjegjëse edhe  për informacionet  gjenetike të trashëgueshme. Njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e acideve nukleike janë nukleotidet. Një nukleotid përbëhet nga një sheqer (riboza ose dezoksiriboza) + mbetje e acidit fosforik + bazë e azotuar.
Për ADN bazat e azotuara janë: adenina, guanina , citozina, timina, ndërsa për ARN bazat e azotuara janë adenina , guanina, citozina, uracili.