KLASIFIKIMI       I        GJALLESAVE
MBRETËRITË    E      GJALLESAVE
Ajo degë e biologjisë që merret me klasifikimin e gjallesave quhet sistematikë
Klasifikimi i gjallesave bëhet në bazë të këtyre kritereve:
Për çdo gjallesë përdoret emri shkencor që përbëhet nga dy emra në gjuhën latine; i pari tregon emrin e gjinisë ku bën pjesë gjallesa dhe fillon me gërmë të madhe ; i dyti tregon llojin.Njësitë bazë të klasifikimit shkencor të gjallesa janë: MBRETËRIA; TIPI; KLASA; RENDI; FAMILJA; GJINIA; LLOJI. Për secilën nga njësitë bazë kemi edhe mbi njësi ose nënnjësi të cilat bëjnë një përcaktimi më të saktë të vendit që zë çdo gjallesë në universin e gjallë.  Shkencëtarët përdorin emrat shkencor të gjallesave për këto arsye:
  1. Kur përdoret emri shkencor nuk ekziston mundësia për të gabuar në përshkrimin e tipareve  të një organizmi të caktuar. Dy gjallesa të llojeve të ndryshme nuk mund të kenë të njëtjtin emër shkencor.
  2. Emrat shkencor ndërrohen rrallë
  3. Emrat shkencor shkruhen në gjuhën latine
Sistemi i ri klasifikimit shkencor i grupon gjallesat në pesë mbretëri:
VIRUSET DHE PROKARIOTËT
NDËRTIMI I VIRUSEVE
Përbëhen nga :
Në viruse më të ndërlikuara mund të jenë të pranishme  edhe lyra, karbohidrate apo substanca të tjera
VETITË E VIRUSEVE
RIPRODHIMI I VIRUSEVE
Kur një virus infekton një qelizë ai injekton brenda saj acidin nukleik ose futet i tëri në qelizë . Pas futjes në qelizë ai mund të riprodhohet menjëherë ose mund të ketë një periudhë inkubacioni dhe pastaj të aktivizohet për t'u riprodhuar. Në një kohë të dytë  materiali i tij gjenetik mund të lidhet me atë të qelizës bujtëse. Viruset mund të infektojnë qelizat bakteriale  ashtu edhe organizmat eukariote. Viruset që infektojnë bakteret quhen bakterofagë ose shkurt fagë.Shumimi në qelizat bakteriale zgjat shumë pak minuta. Viruset e reja ushtrojnë trysni mbi membranën qelizore deri në çarjen e saj, pra shkatërrimin e qelizës bakteriale  dhe infektimin e qelizave të reja. Kjo dukuri quhet lizë, cikli  i këtyre proçeseve quhet litik.Fagu vetë quhet fag virulent. Fazat në të cilat kalon shkurtimisht cikli litik janë:
Duke analizuar ciklin litik të fagut mund të nxjerrim disa konkluzione të rëndësishme:
KLASIFIKIMI I VIRUSEVE
Si kritere të klasifikimit të viruseve merren:
  1. Morfologjia e virusit
  1. Riprodhimi
  2. Acidi nukleik
  3. Sëmundja që shkakton
  4. Lloji i gjallesës që infekton
Njësia më e lartë e klasifikimit të viruseve është rendi.   RENDI:  VIRIDAE .   FAMILJA  (prapashtesa viridae): pikornaviridae; herpesviridae; parvoviridae; retroviridae. Nënfamilja, gjinia, nëngjinia, lloji.
 MBRETËRIA MONERA
Janë gjallesa njëqelizore prokariote. Bëjnë pjesë bakteret dhe cianobakteret ose algat blu të gjelbra
NDËRTIMI I BAKTEREVE
Disa baktere vishen nga një shtresë mukoze me trashësi të ndryshme dhe kur kjo shtresë zë një vëllim të konsiderueshëm merr emrin kapsulë. Shërben për mbrojtjen e bakterit në kushte jo të favorshme të mjedisit. Nën kapsulë gjendet muri qelizor që përcakton formën karakteristike të bakterit. Nën murin bakterial gjendet membrana plazmatike, e hollë, elastike, që kufizon citoplazmën dhe që tek bakteret kjo e fundit paraqitet kokrrizore dhe është e pasur me ARN. Nuk kanë bërthamë (prokariote), por megjithatë në zonën qëndrore të qelizës përqëndrohet një kromozom i vetëm rrethor që përmban një molekulë ADN.
RIPRODHIMI I BAKTEREVE
a)        Joseksual ( aseksual) 
dhe b) seksual
Riprodhimi joseksual (aseksual) realizohet me anë të ndarjes qelizore. Nga një qelizë nënë formohen dy qeliza bija. Pak para ndarjes kromozomi unazor prek murin dhe pastaj dyfishohet. Membrana qelizore fillon të thellohet derisa formohen dy qeliza të reja bija. Kur kushtet janë të papërshtatshme shumë baktere formojnë spore, brenda të cilave ka vetëm ADN dhe shumë pak citoplazëm.
Riprodhimi seksual
, realizohet nëpërmjet konjugimit. Tek disa baktere ndodhet një faktor pjellorie F+ ( qeliza që e përmban quhet "qelizë mashkullore") të tjerave që u mungon shënohen F- ( këto qeliza quhen "qeliza femërore"). Nëpërmjet një ure citoplazmatike që vendoset ndërmjet dy baktereve faktori F+ kalon drejt qelizës femërore dhe e pasuron atë me material të ri gjenetik e cila më pas ndahet dhe jep dy qeliza bija.
KU JETOJNË BAKTERET?
Bakteret jetojnë në të gjitha mjediset. Ato janë anaerobe ( që jetojnë në mungesë të oksigjenit ) dhe aerobe ( që jetojnë në prani të oksigjenit).  Bakteret anaerobe mund të jenë:
a)Anaerobe të detyruara
pra që  mund të jetojnë vetëm pa praninë e oksigjenit
b)Anaerobe fakultative
: janë baktere që përkohësisht mund të jetojnë edhe në prani të oksigjenit.
Bakteret aerobe mund të jenë:
a)        Aerobe të detyruara
, pra që jetojnë vetëm në prani  të oksigjenit
b)Aerobe fakultative
: janë baktere që mund të jetojnë përkohësisht në mungesë të oksigjenit.
Thuajse të gjitha bakteret janë gjallesa heterotrofe.
Disa baktere janë të afta ta sintetizojnë lëndën organike nga lëndë inorganike pra janë autotrofe. Ato  quhen baktere kimiosintetike pasi si burim energjie përdorin substanca të tjera inorganike. Të tilla janë: ferrobakteret, sulfobakteret, nitrobakteret etj. Disa baktere kanë bakteroklorofilën një pigment gri- i kaltër kimikisht i ndryshëm nga klorofila e bimëve, dhe jo e organizuar në kloroplaste. Këto janë cianobakteret ose algat blu-të errëta. Pra janë organizma fotosintetik njëqelizore ose koloniale. Eubakteret dhe arkeobakteret përfshijnë baktere autotrofe dhe heterotrofe. Jetojnë në vende të varfra si p.sh. toka të kripura, mjedise të pasura me squfur, ujra acide etj.

PROTISTET DHE   KERPUDHAT
BIMET
KAFSHET E THJESHTA
KAFSHET E KOMPLIKUARA
ORGANIZMAT DHE MJEDISI