ORGANIZMAT DHE MJEDISI. EKOSISTEMET
        Dega  e biologjisë që studion ligjet e marrdhënieve të ndërsjellta ndermjet gjallesave dhe mjedisit ku ato jetojnë  quhet ekologji.
        Elementët e veçantë të mjedisit që bashkëveprojnë me gjallesat quhen faktorë ekologjik
        Faktorët ekologjikë ndahen në:  
 -abiotikë (jo të gjallë):1)FIZIK : KIMIK                   
-biotikë(të gjallë)
-antropogjen (njeriu)
Ekosistem = Biocenozë + Biotop
Prejardhja e energjisë në ekosistem.
Burimi kryesor i energjisë është dielli. Gjallesat fotosintetike, të cilat shndërrojnë energjinë diellore në energji kimike, quhen autotrofe. Gjallesat autotrofe shërbejnë si ushqim për gjallesat heterotrofe. Pra energjia në një ekosistem rrjedh në mënyrë të njëpasnjëshme në formën e  zinxhirit  ushqimor. Hallka e para janë bimët që quhen edhe prodhues. Me pas vijne konsumatoret e rendit te pare (erbivoret), pastaj konsumatoret e rendit te dyte (karnivoret) e ne vazhdim konsumatoret e rendit te trete, te katert dhe te peste. Hallka e fundit janë dekompozuesit. Kur zinxhirët ushqimorë gërshetohen formojnë rrjetën ushqimore. Zonat e tokës ku ekziston jeta formojnë biosferën.
Faktoret ekologjike.
Në natyrë ka gjallesa që përshtaten në mjedis me kushte nga më të ndryshmet. Këto gjallesa janë lloje me tolerancë të lartë, ashtu sikurse ka edhe gjallesa me tolerancë të  kufizuar.
Kafshët, temperatura e trupit të të cilave ndryshon sipas mjedisit, quhen kafshë me gjak të ftohtë (poikiloterme ose heteroterme).
Kafshët që kanë temperaturë trupi konstante quhen kafshë me gjak të ngrohtë (homeoterme).
Gjallesat që perdorin vetëm një lloj ushqimi quhen monofagë.
Gjallesat qe përdorin ushqime të shumëllojta quhen polifagë.

LENDA DHE ENERGJIA