ENERGJIA PER JETEN
KLASIFIKIMI I GJALLESAVE
PROTISTET DHE KERPUDHAT
BIMET
KAFSHET E THJESHTA
KAFSHET E KOMPLIKUARA
ORGANIZMAT DHE MJEDISI
Teoria qelizore pohon se:
PËRBËRËSIT E QELIZËS
Në çdo qelizë  mund të dallojmë këto struktura qelizore:
MEMBRANA QELIZORE
Njihet ndryshe edhe me termin plazmalema. Ka trashësi 7-9nm.Në të vihen re dy zona strukturalisht të ndryshme. Përveç një polariteti të theksuar  të sipërfaqes me strukturë të spikatur mozaike,vihet re një diferencë e theksuar e dy anëve të membranës (asimetria e membranës plazmatike). Modeli i  mozaikut fluid( Singer-Nicolson 1972) e përshkruan membranën si një strukturë dinamike:
FUNKSIONI:
PROTOPLAZMA
Është e gjithë lënda qelizore me veprimtari biologjike.Protoplazma përmban 60-70% ujë, proteina, lyra, sheqerna dhe kripëra minerale. Përbëhet nga:
BËRTHAMA
Përbëhet nga: membrana bërthamore, nukleoplazma, nukleolat,kromozomet.
Bërthama është qëndra e kontrollit të aktivitetit qelizor
.Pa bërthamën qeliza nuk mund të jetojë për një kohë të gjatë.Bërthama ka formë sferike ose ovale. Pozicionohet thuajse në qëndër të qelizës.Mbështillet nga membrana bërthamore e cila është poroze.Përmban një lëng viskoz, koloidal të pasur me proteina që quhet nukleoplazëm.Në të gjenden disa trupa sferikë  që quhen nukleola dhe fije të holla kromatine: kromozomet. Nukleolat përmbajnë ARN që merr pjesë në sintezën e proteinave.  Kromozomet përbëhen nga ADN e molekula proteinash.
CITOPLAZMA
Ndahet në:
Organelet ndahen në:
MITOKONDRITË
Ndërtohen
  nga:
Funksioni:
RRJETI ENDOPLAZMATIK (R.E.P.)
Është një sistem gypash dhe trastëzash.
Ndahet
në:
Funksioni:
APARATI I GOLXHIT
Përbëhet nga trasta membranore që quhen sakule. Një qelizë mund të ketë më shumë se një aparat Golxhi.Vendosen afër bërthamës.
Funksioni:
LISOZOMAT
Janë fshikëza që përmbajnë enzima me funksion tretës. Formohen nga aparati i Golxhit.
Funksioni:
PEROKSIZOMAT
Janë fshikëza më të vogla se lisozomat dhe formohen nga rrjeti endoplazmatik kokrrizor
Funksioni:
MIKROFIJËZAT DHE MIKROGYPTHAT
Janë pjesë përbërëse të citoskeletit.
Mikrofijëzat
përbëhen nga një proteinë që quhet aktinë.
Funksioni:
Mikrogypthat përbëhen nga një proteinë që quhet tubulinë
Funksioni:
CENTRIOLAT
Janë struktura cilindrike të përbëra nga mikrogyptha të shkurtër të organizuara në 9 grupe me nga 3 mikrogyptha në grup.
Funksioni:
CILIET
Përbëhen nga 9 çifte mikrogypthash që rrethojne një çift të vendosur në qëndër. Ciliet lëvizin ritmikisht duke shkaktuar lëvizjen e lëngut përreth qelizave.
Funksioni:
FLAGJELËT:  Për nga ndërtimi ngjajnë me ciliet por janë më të gjatë.
Funksioni:
KLOROPLASTET
Gjenden vetëm në qelizat bimore. Kanë formë ovale ose sferike rrallë të sheshtë.klorofila ndodhet në brendësi të disa disqeve të shkurtër që quhen grana.Struktura e kloroplastit karakterizohet nga: një membranë e dyfishtë, stroma(matriksi pa ngjyrë) që përmban shumë proteina. Në stromë gjenden trasta membranore diskoidale  që quhen tilakoide.
Funksioni:
MURI QELIZOR
Qeliza bimore rrethohet  nga disa shtresa  të vendosura mbi membranën qelizore që formojnë murin qelizor. Këto shtresa përmbajnë lëndë të tilla si:pektina, celuloza, linjina.Ka pore nëpërmjet të cilave mund të kalojnë lehtësisht molekula të çfarëdo madhësie.
Funksioni:
FUNKSIONI I MEMBRANËS QELIZORE.
PËRSHKUESHMËRIA NËPËRMJET TRANSPORTUESVE
Membrana qelizore rregullon shkëmbimin e substancave ndërmjet tretësirave që gjenden brenda qelizës dhe mjedisit rrethues.Ajo është një membranë gjysëm e përshkueshme, dhe si e tillë përshkohet nga molekula dhe jone të shumta në përpjestime të ndryshme.Veprimi rregullues i membranës qelizore synon që:
Por cilët janë faktorët që përcaktojnë sasinë dhe shpejtësinë e kalimit të këtyre substancave?
DIFUZIONI  (shpërhapja)
        Proçesi me anë të të cilit molekulat zhvendosen në hapsirë derisa përqëndrimi i tyre në çdo pjesë të kësaj hapësire të jetë i njëjtë quhet difuzion ose shpërhapje.
        Kur numri i molekulave që hyjnë brenda në qelizë është i barabartë me numrin e molekulave që dalin jashtë saj themi se është arritur ekuilibri dinamik.
Faktorët e jashtëm që përcaktojnë shpejtësinë e shpërhapjes janë:
OSMOZA: SHPËRHAPJA E UJIT
        Shpërhapja e ujit, nëpërmjet një membrane gjysëm të përshkueshme, nga zona me përqëndrim më të vogël drejt zonës me përqëndrim më të madh quhet osmozë.
        Kur uji shpërhapet në qelizë nëpërmjet osmozës ushtron mbi membranë një trysni që quhet trysni osmotike ose turgor.
        Difuzioni dhe osmoza janë proçese fizike mbi të cilët qeliza nuk ushtron asnjë kontroll. Ato nuk kërkojnë harxhim energjie nga ana e qelizës prandaj konsiderohen si transport pasiv.
        Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të vogël se ai brendaqelizor, tretësira quhet hipotonike,dhe do të kemi shpërhapjen e ujit nga jashtë →brenda.Qeliza fryhet dhe çahet. Dukuria quhet citolizë.
        Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të madh se ai brendaqelizor, tretësira quhet hipertonike dhe uji shpërhapet nga brenda→jashtë qelizës.Qeliza mblidhet dhe zvogëlon vëllimin pasi humbet sasira të mëdha uji. Dukuria quhet plazmolizë.
        Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim të njëjtë me atë brendaqelizor tretësira quhet izotonike. Në këtë rast sasia dhe shpejtësia e hyrjes dhe daljes së molekulave të ujit nga jashtë↔ brenda është e barabartë
TRANSPORTI AKTIV
Në qelizë hyjnë ose dalin disa substanca edhe kur trysnia e shpërhapjes duhet të shkaktonte normalisht lëvizjen në drejtim të kundërt.Lëvizja e molekulave përkundrejt gradientit të përqëndrimit quhet transport aktiv.Kjo përzgjedhje selektive e membranës qelizore lidhet me nevojat e qelizës.
qeliza bimore
membrana
berthama
mitokondria