Arkeologjia  
   Gërmimet e para arkeologjike të vendit tonë  nisin në shek. XIX kur studiues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënave  nga burime të lashtësisë.  I pari nder figurat e njohura te arkeologjise europiane që ka vizituar Shqipërinë ishte  francezi Pouqueville.Më pas anglezi Martin Leake, pasi bëri një shëtitje në jugun e Shqipërisë botoi një përshkrim të hollësishëm të rrënojave arkeologjike të këtij rajoni. Arkeologu francez L. Heuzey në studimet e tij  u ndal kryesisht mbi Durrësin dhe Apoloninë.C. Patsch vizitoi Vlorën dhe Apoloninë në fillim të shekullit të XX.Ai njihet edhe si zbuluesi i qytetit të Amantias. Studime të hollësishme ai kreu  në Bylis, Berat etj.  Gjatë Luftës së parë botërore  arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober  kryen kërkime në veri dhe në jug. Vemendja e tyre u përqëndrua në monumente dhe qëndra banimi të qytetërimit ilir. Më 1924 një mision arkeologjik francez, nën drejtimin e Leon Rey, fillon gërmime në Apoloni deri më 1938 dhe rezultatet i boton në revistën Albania .Më 1926 një mision arkeologjik italian  filloi gërmimet në qytetin antik të Foinikes. Po i njëjti mision më vonë kreu gërmime edhe në  Butrint.  Pas Luftës së dytë botërore deri më 1990 kërkimet dhe studimet arkeologjike në territorin shqiptar  u bënë nga arkeologët tanë. Më 1948 krijohet në  Tiranë Muzeu Arkeologjik-Etnografik. Për shkak të arritjeve dhe punës serioze por edhe të përkushtuar te arkeologëve shqiptarë u krijua edhe Sektori Shkencor i Kërkimeve Arkeologjike. Më 1976 nga ky sektor  u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe më 1991 Instituti i Arkeologjisë Shqiptare. Gjatë këtyre viteve veç muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar, janë ngritur edhe muze të profilit arkeologjik në Durrës, Apoloni, Butrint dhe Korçë. Keto qëndra ruajnë objekte me vlera unikale dhe janë tregues të zhvillimit  të artit dhe kultures  ne peridha te ndryshme historike te trojeve ilire dhe me pas.Vitet 1991-1999 përbëjnë një etapë të re për arkeologjinë shqiptare. Fillon nje periudhe bashkëpunimi me arkeologë të huaj.Ky bashkëpunim konsiston në realizimin e shumë projekteve dypaleshe dhe te perbashkta si p.sh.projekti shqiptaro-grek në Butrint, projekti shqiptaro-amerikan në Shpellën e Konispolit (Sarandë) dhe në zonën Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez në Apoloni dhe në vendbanimin prehistorik të Sovjanit (Korçë) dhe projekti shqiptaro-anglez në Butrint. Kërkimet dhe gërmimet arkeologjike kanë përcaktuar se gjurmët më të hershme  te banimit te territorit te vendit tonë jane zbuluar në Xarë (Sarandë) dhe në Gajtan (Shkodër).Ato  i takojnë epokës së paleolitit rreth 100.000 vjet më parë.Jane zbuluar   një numër i madh vendbanimesh  në Xarë, Konispol, Shën Mari, Kryegjatë, Rrëzë Dajti, Gajtan etj, të cilat datojnë nga 30.000-10.000vjet p.e.s. pra  në paleolitin e vonë . Gjate neolitit 7000 - 3000vjet p.e.s. vendbanimet ngriheshin ne tarraca lumore, shpella dhe fusha pjellore. Banesat e banorëve të neolitit ishin kasolle të thjeshta të shtruara me baltë dhe të lyera.  Më pas zhvillohet teknika e ndertimit të banesave palafite të cilat janë banesa të ngritura në hunj. Këto banesa janë gjetur në Dunavec e Maliq.Në  jetën e banorëve në neolit vend kryesor zë  bujqësia dhe blegtoria si edhe përgatitja dhe prodhimi i enëve prej balte. Nga fundi i epokës neolitike mjeshtrat e punimit të poçarisë arrijnë të prodhojnë  enë cilësore me forma të shumëllojshme edhe me vlera artistike.Kjo dëshmohet nga gjetjet  në Dunavec, Cakran e Maliq.
          Ne fillim të  mijëvjeçari i tretë p.e.s.  në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik ndodhën ndryshime të rëndësishme si rezultat i dyndjes së popujve baritor, indoevropian, të ardhur nga lindja.Në këtë periudhë shfaqet  kulti i varrimit në tuma, dhe kjo vertetohet nga gjetjet    në Pazhok të Elbasanit, Barçë të Korçës, Piskovë të Përmetitetj.  Ky rit varrimi në tuma do të përdoret gjatë epokës së bronzit dhe është karakteristik për popullsinë ilire të epokës së hekurit.Gjatë  mijëvjeçarit të dytë dhe mijëvjeçarit të parë p.e.s., ilirët  i vendosin vendbanimet e tyre në kodra të ngritura i përforcojnë dhe   i rrethojnë me mure të fuqishme si në Gajtan-Shkodër, Tren-Korçë, Kalivo-Sarandë etj.