1.        Jemi kurioze te dime si ka lindur deshira juaj per t'u bere profesor fizike ?

        Dikur ne kohen qe studionim ne, ne shkollen e mesme, nxenensit qe ishin mire ne fizike, matematike ne shkencat natyrore, vleresohehin shume. Pikerisht egoja per te mesuar mire kete lende me beri qe te tille lende te zgjidhja.

2.        Prej shume vitesh jepni mesim ne lenden e fizikes, sipas mendimit tuaj, çfare e ben te veçante kete lende ?

        Lidhja  e fuqishme me praktiken , jane njohurite qe perdorim shume ne jeten e perditsheme dhe formimi sa me i mire i njeriut rreth jetes se perditshme.

3.        A e shihni maksimal vemendjen dhe interesin e nxenesve ndaj lendes?

        Ka interes, sepse eshte interesi per te kaluar, por pasion per fiziken nuk kam vene re per arsye se shume pak  ose aspak studente qe mbarojne gjimnazin shkojne per te mesuar per degen e fizikes.

4.        A mendoni se puna e mesuesit shperblehet me mundin e tij dhe lodhjen , apo kjo pune te ben te ndihesh i vleresuar ?

        Sot nuk ka ndonje kenaqesi te veçante per te dhene lenden e fizikes. Eshte e njejta pergjigje qe te dhashe ne pyetjen e kaluar d.m.th nuk shikojme qe puna jone te ngallle interes tek nxenesit per te vazhduar profesionin tone.

5.        A iu ka ndodhur te keni pasur ndonje konflikt me nxenesit ? Nese po, cili ka qene shkaku ?

        Natyrisht, nje maredhenie e tille, kontrolli ndaj nxenesit, ku mesuesi kontrollon nxenesin dhe nxenesi kerkon te marre maksimumin e mundshem te notes, ka konflikte. Keto konflikte jane te zgjidhshme.

6.        Sipas mendimit tuaj, si e shihni te ardhmen e arsimit shqiptar dhe pergjegjesine e nxenesve ndaj shkolles ?

        Kjo eshte nje pyetje e veshtire. E ardhmja e arsimit varet nga interesat e nxenesve per te mesuar. Por besimi im eshte qe do te permiresohet patjeter.


Faleminderit !
Interviste me Profesor Fatos Mustafaj