KIMIA VITIT TE DYTE


        1.1 TRETESIRAT DHE KARAKTERISTIKAT E TYRE
Tretesirat jane perzierja homogjenete perbera nga substanca e tretur dhe tretesi.Tretes quajme substancen qe ndodhet me shumice ne tretesire dhe ka te njejten gjendje aggregate si dhe tretesira,ndersa substance te tretur quajme ate qe ndodhet me pakice.Ajo mund te jete e ngurte e lenget ose e gazte.Hidratimi eshte bashkeveprim kimik qe shoqerohet me clirim nxehtesie.Uji qe lidhet me kripen quhet uje kristalizimi dhe perberja e perftuar quhet kristalhidrat.

        1.2 PROCESI I TRETJES DHE ENERGJIA
Procesi i tretjes shoqerohet me thithje ose clirim nxehtesie.Nese procesi shoqerohet me clirim energjie ai quhet ekzoenergjitik,nese shoqerohet me thithje energjie ai quhet endoenergjitik.Nese reaksioni kimik shoqerohet me clirim nxehtesie ai quhet ekzotermik,nese shoqerohet me thithje nxehtesie ai quhet endotermik.Tretja e nje substance te ngurte kristalore ne uje perbehet nga dy procese:
a)procesi i prishjes se rrjetit kristalor te substances se ngurte
b)procesi i bashkeveprimit te molekulave ose joneve me molekulat polare te ujit.
Tretja e nje substance te lenget ne uje ndahet ne dy procese:
a)procesi i shkeputjes se molekulave te lengut nga njera tjetra
b)procesi i bashkeveprimit te molekulave te vecuara te lengut me molekulat polare te ujit.     
Sasia e nxehtesise qe thithet ose clirohet gjate tretjes se 1 moli substance quhet nxehtesi e tretjes.

        1.3 TRETSHMERIA DHE NDIKIMI I SAJ NGA NATYRA E TRETESIT DHE SUBSTANCES SE TRETUR.
Tretesira quhet e ngopur kur arrin nje gjendje te tille qe sa molekula substance treten ne njesine e kohes aq vecohen nga tretesira ne trajte precipitati.Quhet e pangopur kur ne nje temperature te dhene ajo mund te trese ende sasi te reja substance.Quhet e mbingopur kur ne nje temperature te dhene permban me teper substance te tretur sesa tretesira e ngopur.Me tretshmeri te nje substance kuptojme aftesine e saj per tu tretur ne nje tretes.Tretshmeria varet nga natyra kimike e saj,natyra e tretesit,temperatura,trysnia,etj.Do te quajme substanca te tretshme ato qe kane nje tretshmeri me te madhe se rreth 1g sub ne 100 g uje; pak te tretshme ato qe kane nje tretshmeri prej 1-0.1 g sub ne 100 g uje; te patretshme ato qe kane nje tretshmeri me te vogel se rreth 0.1 g sub ne 100g uje.

        1.4 PERQENDRIMI I TRETESIRAVE
Sasia e sub se tretur qe ndodhet ne nje sasi te caktuar tretesire ose tretesi quhet perqendrim i tretesires.Tretesira qe permban sasi te medha sub te tretur quhet tretesire e perqendruar.Kur permban sasi te vogel quhet tretesire e holluar.Perqindja ne mase shpreh sasine ne mase te sub se tretur qe ndodhet ne 100 pjese ne mase tretesire.Perqindja ne vellim shpreh vellimin e sub se tretur ne 100 vellime tretesire.Raporti ne mase (ose me vellim) shpreh raportin ndermjet mases (ose vellimit) se sub se tretur dhe tretesit.Molariteti i nje tretesire shpreh numrin e moleve te sub se tretur ne 1 l tretesire.Perqendrimi normal (ose normaliteti) i nje tretesire shpreh numrin e masave te njevlerese te sub se tretur ne 1 l tretesire.
                    Gram formula e acidit
Per acidet:---------------------------------------------
                     Nr i atomeve H qe permban acidi

                    Gram formula e bazes  
Per bazat:--------------------------------
                     Nr i grupeve hidroksile

                        Gram formula e kripes
Per kriperat: -------------------------------------------------
                        Valenca e metalit x nr i atomeve te metalit

        2.1 REAKSIONI KIMIK DHE ENERGJIA
Nje kompleks aktiv eshte kombinim i grimcave reaguese pra nje gjendje e ndermjetese midis reaktanteve dhe produkteve.Sasia e energjise e nevojshme per zhvillimin e reaksionit quhet energji aktivizimi.

        2.2 FAKTORET QE NDIKOJNE NE SHPEJTESINE E RAKSIONIT
Shpejtesia ne te cilen nje reaksion kimik jep produkte quhet shpejtesi e reaksionit.Shpejtesia e reaksionit varet nga natyra e reaktanteve, perqendrimi i reaktanteve,temperatura,katalizatoret.

        2.3 MATJA E SHPEJTESISE SE REAKSIONEVE KIMIKE

                       Ndryshim i perqendrimit te reaktantit
Shpejtesia=--------------------------------------------------

                       Intervalin e kohes

Shpejtesia e nje reaksioni kimik eshte ne perpjestim te drejte me produktin e perqendrimit te sub vepruese,te ngritura ne fuqi me koeficientet perkates ne barazimin kinetik te reaksionit.

        2.4 MEKANIZMI I REAKSIONEVE KIMIKE
Reaksione elementare jane ata ku reaktantet shnderrohen ne produkte me nje hap te vetem.Mekanizmi i reaksioneve kimike eshte menyra se si zhvillohet nje reaksion.Barazimi kimik i reaksionit elementar me te ngadalshem quhet dhe barazimi kinetik i reaksionit te dhene.

        2.5 NDIKIMI I KATALIZATORIT NE SHPEJTESINE E REAKSIONIT KIMIK.
Katalizatori eshte ajo sub qe ben te mundur ndryshimin e shpejtesise se reaksionit pa u harxhuar vete.Ata qe ngadalesojne shpejtesine e reaksioneve quhet inhibitore.Dukuria e ndryshimit te shpejtesise se reaksionit me ane te katalizatoreve quhet katalize.Ne katalizen homogjene reaktantet dhe katalizatori gjenden ne faze te njejte.Ne katalizen heterogjene reaktantet dhe katalizatori ndodhen ne gjendje te ndryshme aggregate.

        2.7 KUPTIMI I EKUILIBRIT KIMIK
Ekuiliber nenkupton barasmase ose qendrueshmeri.Ekuilibrin e percaktojne si barasmase te sakte te dy proceseve kimike njeri nga te cilet eshte i kundert me tjetrin.

        2.8 KONSTANTJA E EKUILIBRIT
         aA+bB----cC+dD
                          
                     [C]c [D]d
              K= ------------
                     [A]a [B]b

        2.9 PARIMI LE SHATELIE.EFEKTI I NJE NDRYSHIMI NE PERQENDRIM.
Parimi Le Shatelie formulohet:Gjate ndryshimit te njerit prej kushteve te jashtme (temperature,perqendrim etj) te nje sistemi ne ekuiliber,ekuilibri zhvendoset ne kahun e atij reaksioni qe dobeson ndryshimin e bere.

        3.1 SHPERBASHKIMI ELEKTROLITIK
Substancat,tretesirat ose shkrirjet e te cilave lejojne kalimin e rrymes elektrike quhen elektrolite.Vetia kryesore e elektoliteve eshte shperbashkimi i tyre ne pjeseza te ngarkuara me elektricitet.Ky proces quhet shperbashkim elektrolitik.

        3.2 ACIDET,BAZAT DHE KRIPERAT
Acide quajme sub te cilat kur treten ne uje rritin ne te perqendrimin e joneve hidron.Acidet ndahen ne dy lloje ne hidracide dhe oksiacide.Hidracidet formohen nga H dhe nje element tjeter.Oksiacidet formohen nga hidrogjeni oksigjeni dhe nje elemnt tjeter.Baza quajme sub te cilat kur treten ne uje rritin ne te perqendrimin e joneve hidroksil.Kripera quajme sub te cilat jane te ndertuara nga nje ose disa mbetje acide dhe nga nje ose disa katione metali.

        3.3 ELEKTROLITE TE FORTA DHE TE DOBETA
Aftesia per te percjelle elektricitetin quhet percjellshmeri elektrike.Elektrolitet qe ne tretesire ujore e percjellin mire rrymen elektrike quhen elektrolite te forta,kurse ato qe e percjellin keq quhen elektrolite te dobeta.

        3.4 GRADA E SHPERBASHKIMIT ELEKTROLITIK DHE KONSTANTJA E SHPERBASHKIMIT
Grade e shperbashkimit elektrolitik quhet raporti i nr te molekulave te pashperbashkuara ne nje tretesire ndaj nr te pergjithshem te molekulave te tretura.Konstantja e shperbashkimit elektrolitik jepet me raportin e produktit te perqendrimit te joneve ndaj perqendrimit te molekulave te pashperbashkuara te elektrolitit.

        3.7 HIDROLIZA E KRIPERAVE
Hidrolize te nje kripe quajme bashkeveprimin e joneve te saj me jonet e ujit.

        4.1 NUMRI I OKSIDIMIT.REDUKTIMI DHE OKSIDIMI
Nr i oksidimit i nje elementi shpreh nr e elektroneve qe zhvendosen pjeserisht ose teresisht ne perberjet kimike nga njeri atom te tjetri.
Rregulli 1:ne nje perberje kimike shuma algjebrike e nr te oksidimit eshte e barabarte me zero.
Rregulli 2;nr i oksidimit i cdo elementi ne gjendje te lire ose ne formen e sub te thjeshta eshte zero.
Rregulli 3:nr i oksidimit i joneve njeatomike perkon me nr e ngarkesave.
Rregulli 4:nr i oksidimit i H eshte +1 vetem tek NaH eshte -1
Rregulli 5:nr i oksidimit i O eshte -2 vetem me perjashtim te peroksideve eshte -1 psh:H2O2
Oksidimi eshte procesi qe shoqerohet me dhenie elektronesh dhe me rritjen e nr te oksidimit.Reduktimi eshte procesi qe shoqerohet me marrje elektronesh dhe me zvogelimin e nr te oksidimit.
        
        4.3 REAKSIONET REDOKS
Reaksionet kimike ndahen ne reaksione gjate te cilave  ndodhin kalime ose zhvendosje elektronesh dhe ne te cilat nuk ndodhin.Nje atom ose jon qe jep elektrone oksidohet kurse nje atom ose jon qe merr elektrone reduktohet.Procesi i dhenies se elektroneve quhet oksidim kurse ai i marrjes se elektroneve quhet reduktim.Reaksionet kimike te cilat shoqerohen me dhenie dhe me marrje elektronesh quhen reaksione oksido-reduktimi ose reaksione redoks.Reaksionet redoks jane reaksione kimike gjate te cilave elementet e sub bashkevepruese,ndryshojne nr e tyre te oksidimit.Ato qe marrin elektrone quhen oksiduese,ato qe japin elektrone quhen reduktuese.
        
        4.4 CAKTIMI I KOEFICIENTEVE NE REAKSIONET REDOKS
Ne reaksionet redoks nr i elektroneve qe jep reduktuesi eshte i barabarte me nr e elektroneve qe merr oksiduesi.Per vendosjen e koeficienteve veprojme keshtu :

        1.Gjejme dhe shenojme mbi simbolet perkatese nr e oksidimit te elementeve

        2.Caktojme reduktuesin dhe oksiduesin

        3.Ndertojme skemen elektronike
        
        4.Njehsojme nr e pergjithshem te elektroneve qe kalojne nga reduktuesi tek oksiduesi dhe caktojme ata qe quhen faktore
        
        5.Ne reaksionin e shkruar kontrollojme nr e pergjithshem te atomeve te cdo elementi dhe e barazojme ate ne te dyja anet.
        
        5.1 ELEKTROKIMIA
Shnderrimi i energjise kimike ne energji elektrike eshte objekt studimi i pjeses se kimise te quajtur elektrokimi.Elektrokimia merret si me procesin e shnderrimit te energjise kimike ne energji elektrike ashtu dhe me procesin e shnderrimit te energjise elektrike ne energji kimike.
        
        5.2 ELEMENTET GALVANIKE
Elementet galvanike perbehen nga dy gjysmeelemente ku ndodh oksidimi ose reduktimi.Elektroda eshte nje percues ne qark qe mbart elektrone nga qarku i brendshem ne qarkun e jashtem dhe anasjelltas.Elektroda ne te cilen ndodh oksidimi emertohet anode,kurse ajo ne te cilen ndodh reduktimi emertohet katode.
        
        5.3 POTENCIALI ELEKTRODIK
Diferenca ne potencialin elektrik midis shufres dhe tretesires eshte quajtur potencial elektrodik.Ai varet nga natyra e metalit,perqendrimi i joneve ne tretesire dhe temperatura.Si elektrode krahasuese merret elektroda standarte e H,potenciali elektrodik i se ciles merret zero.

        5.4 ELEKTROLIZA
Elektroliza prodhon nje ndryshim kimik duke perdorur forcen e rrymes elektrike ne nje element elektrolitik.Me rritjen e potencialit elektrodik aktiviteti kimik i atomeve metal vjen duke rene ndersa aktiviteti kimik i joneve te tyre vjen duke u rritur.

        6.1 KARAKTERISTIKAT TE ELEMENTEVE TE GRUPIT IA
Elementet e ketij grupi kane marre emrin metale alkaline.Hidroksidet e metaleve alkaline jane baza shume te forta.Kane potencial te ulet jonizimi.Kane nr oksidimi +1.Jane reduktues te fuqishem,pra oksidohen dhe shume aktive.Veprojne me O per te dhene oksidet dhe me H per te dhene hidruret.Na e ngjyros flaken ne te verdhe,K,Rb e Cs ne ngjyre vjollce,Li e ngjyros flaken ne te kuqe.

        6.2 ELEMENTET E GRUPIT TE IIA
Quhen metale alkalino-tokesore.Hidroksidet e tyre kane karakter bazik.Nuk gjenden ne natyre ne gjendje te lire.Kane energji te ulet jonizimi.Jane reduktues aktive.Edhe keto veprojne me O dhe H.Hidroksidet e tyre jane pak te tretshem.Nr i oksidimit eshte +2.Ca e ngjyros flaken ne te kuqe,Sr ne te kuqe gjaku,Ba ne te gjelber.Ca ndodhet ne shume shkembinj dhe minerale psh:ne gelqeroret,mermer.Karbonati i kalciumit nuk eshte i tretshem ne ujin e paster,por ne ujin ku eshte tretur dioksid karboni.

        6.3 ELEMENTET E GRUPIT TE IIIA
Nuk ndodhen ne natyre ne gjendje te lire,por vetem ne trajte perberjesh.Al eshte element amfoter.Nr i oksidimit i tyre zakonisht eshte +3.B ka karakteristika tipike jo metalike dhe duke zbritur ne grup karakteri metalik rritet.Ai perdoret ne konstruksionet e aeroplaneve,anijeve.

        7.1 ELEMENTET E GRUPIT TE VA
N eshte gaz qe gjendet i lire ne natyre.Ai ze 4/5 e vellimit te atmosferes.P nuk gjendet i lire ne natyre.Ai ndodhet ne dy minerale:fosforiti,apatiti.Nr e oksidimit te tyre jane -3,+3,+5.N,P kane veti jometalike,As,Sb kane veti te ndermjetme,Bi konsiderohet metal.N eshte gaz pa ere pa shije pak i tretshem ne uje.P i bardhe nuk eshte helmues dhe mjaft aktiv,i kuqi eshte helmues dhe nuk eshte shume aktiv.

        7.2 PERBERJET E ELEMENTEVE TE GR TE VA
Perberjet e P:pentaoksidi i difosforit;acidi fosforik
Perberjet e N:amoniaku ka erre irrituese,tretet shume mire ne uje.Amoniaku i paster eshte tretes shume i mire.Vepron me acidet duke formuar kriperat e amonit.Pentaoksidi i diazotit;dioksidi i azotit;trioksidi i diazotit;oksidi i azotit;dioksidi i azotit.Acidi nitrik eshte acid i forte, reduktohet,pra ka veti oksiduese.

        7.3 ELEMENTET E GRUPIT TE VIA
Keta elemente quhen kalkogjene.Te gjithe jane jo metale.Jane te ngurte pervec O.Nr e oksidimit jane -2,+4,+6.S gjendet i lire ne natyre.Eshte i lidhur ne formen e sulfureve dhe sulfateve.S eshte i ngurte,i patretshem ne uje dhe i tretshem ne sulfur karboni.Digjet ne prani te O me flake te kalter duke formuar dioksidin e squfurit.Perdoret ne industrine e gomes,si dizifektante ne bujqesi.

        7.4 PERBERJET E O DHE S
Perberjet e S:galena;blenda;pirita;sulfuri i merkurit;sulfati i kalciumit; kristalhidrat.Acidi sulfurik ka ere te rende,eshte i dobet dhe helmues.Dioksidi i squfurit eshte i gazte.Ka ere karakteristike qe shpon,nuk ka ngjyre.Tretet mire ne uje dhe eshte me i rende se ajri.Kur digjet ka flake te kalter.Acidi sulfuror eshte i dobet.Hidrogjensulfite;trioksidi i squfurit.Acidi sulfurik i cili perdoret ne gjithe industrine kimike.

        7.5 ELEMENTET E GRUPIT TE VIIA
Keta elemente quhen hologjene.Te gjithe jane jo metale.F dhe Cl jane gaze,Br eshte leng dhe i eshte i ngurte.Kane energji te madhe te jonizimit.Aftesia e tyre oksiduese vjen duke u ulur me rritjen e nr atomik.F nuk gjendet i lire.Eshte gaz me ngjyre te verdhe ne te gjelber.Ka ere te forte mbytese,ai tretet ne uje.Eshte oksidues shume i mire,perdoret si zbardhues,dizifektant.

        7.6 PERBERJET KRYESORE TE HALOGJENEVE
Perberjet e F:acidi fluorhidrik
Perberjet e Br:acidi bromhidrik;bromuret
Perberjet e I:acidi jodhidrik;trijoduri i fosforit;joduret
Perberjet e Cl:acidi klorhidrik eshte gaz pa ngjyre,me ere shpuese,shume i tretshem ne uje,vepron me shume metale duke dhene kloruret perkatese;acidi hipokloror;hipokloritet

        8.1 KROMI GJENDJA NE NATYRE DHE VETITE
Eshte element i gr te VIB.Ai eshte metal aktiv.Ka vlere te ulet te potencialit te jonizimit dhe te atij elektrodik.Eshte metal i bardhe me nje nuance te lehte hiri dhe i shkelqyeshem.Ka temperaturen e shkrirjes,dendesine dhe fortesine te larte.Nr e oksidimit te tij jane +2,+3,+6.Eshte reduktues i fuqishem.

        8.2 PERBERJET E KROMIT
Oksidi i kromit (II),(III) dhe (VI).Ky i fundit eshte sub kristalore me ngjyre te kuqe te erret,me veti oksiduese;hidroksidi i kromit eshte nje pluhur me ngjyre hiri qe shfaq veti amfotere;kromiti i natriumit;metakromi i natriumit;kromati i kaliumit;acidi kromik.

        8.3 GJENDJA NE NATYRE E HEKURIT.SIDERURGJIA
Ben pjese ne gr e VIIIB.Nr e oksidimit jane +2,+3,+6.Xeheroret e Fe jane okside dhe sulfure psh:hematiti,limoniti,magnetiti,piriti.Fe i paster eshte metal i bute.Dega e metalurgjise qe merret me prodhimin e gizes dhe celikut quhet siderurgji.Giza pervec Fe permban C,Si,S,mangan.Kemi gize te bardhe,te murrme,speciale.

        8.4 VETITE DHE PERBERJET E HEKURIT
Oksidi i hekurit (II) eshte sub kristalore me ngjyre te zeze,eshte i paqendrueshem,oksidohet lehte,nuk tretet ne uje dhe alkale,por tretet lehte ne acide,shfaq veti bazike;oksidi i hekurit (III) i patretshem ne uje,sub kristalore me ngjyre te kuqe te ndezur;hidroksidi i hekurit (II) eshte i patretshem ne uje dhe alkale;hidroksidi i hekurit (III) eshte sub me ngjyre kafe te murrme,e patretshme ne uje,ka veti amfotere;kriperat.

        8.5 BAKRI
Ben pjese ne gr e IB.Eshte metal,plastik,ka dendesi te madhe,percjell shume mire rrymen elektrike dhe nxehtesine.Me ngjyre te kuqerremte,i bute,petezohet,telezohet.Eshte pak aktiv.Ne ajer te thate ai nxihet sepse oksidohet.Formon perberje te ndryshme:oksidi i bakrit (I);oksidi i bakrit (II) eshte i patretshem ne uje,shfaq veti oksiduese;hidroksidi i bakrit (II) eshte nje sub xhelatinoze me ngjyre te kalter qe nuk tretet ne uje,paraqet veti amfotere;kriperat.