A
Agjensi shoqerizimi-- Grupe shoqerore, institucione social-kulturore e rrethana te caktuara brenda te cilave realizohen procese te rendesishme shoqerizimi.
Ankete socilogjike
~ Metode konkrete e studimeve socoilogjike, nje sistem pyetjesh te lidhura ligjikisht rreth nje problematike te caktuar, pergjigjet e te cilave jepen me shkrim nga nje mase e madhe njerezish, te perzgjedhur nga disa kritere shkencore.
Asilmilim
~ Proces kompleks nepermjet te cilit anetaret e pakicave ndryshojne menyren e tyre te jeteses, per t'iu pershtatur kultures sunduese te shoqerise.
Auditor i mjeteve te komunikimit masiv --
Individet dhe grupet shoqerore qe ndjekin programet e transmetuara nga mjetet e komunikimit masiv.

B
Bashkesi ~ Tip i organizimit shoqeror me solidaresi te forte, te bazuar ne traditat dhe kryesisht ne ne lidhjet personale qe karakterizon menyren fshatare te jeteses
Bodhi --
sipas fese budiste, personi qe arrin bodhin dmth. gjendjen e ndricuar nderpret mundesine per te rilindur dhe keshtu clirohet nga vuajtjet.
Brendesim i normave kulturore
-- Shkrirja e normave kulturore ne karekterin vetjak, shnderrimi i vetedijes ne nje gjykates te brendshem qe  dikton dhe vetekontrollon zbatimin e perpikte te normave kulturore.

D
Deviance dytesore -- model sjelljeje i kryer nen trysnine e etiketimit si deviant ose per te mbuluar modelin e pare te sjelljes deviante.
Deviance paresore --
Model sjelljeje i percaktuar si devijues.
Deviance --
Shkelje e normave kulturore te nje grupi shoqeror ose te gjithe shoqerise.
Difuzion kulturor --
Perhapja e elementeve te kultures materiale dhe jomateriale nga njeri sistem kulturor tek tjetri.

Dinominejshen --
Organizate fetare zyrtare e palidhur zyrtarisht me shtetin.
Diskriminim
~ Trajtim i diferencuar i grupimeve te ndryshme te njerezve ne shoqeri.

Divorc --
Ndarje emocionale, ligjore, ekonomike, bashkeprinderore, shoqerore dhe psikologjike e dy bashkeshorteve.

Dyshim i organizuar --
Ideal ose norme qe rregullon veprimtarine kerkimore shkencore sipasse ciles shkencetaret nuk duhet te quajne te mirepranuar  asnje ide apo teori shkencore por t'ianenshtrojne ato shqyrtimit te rrepte kritik.

Dhune brenda familjes --
Keqtrajtimi fizik e psikologjik i ushtruar nga nje anetar i familjes ndaj nje ose disa anetareve te saj.

E
Efekt hauthorne ~
Ndikimi i studiuesit ose i studiuesve ne ndryshimin e modeleve te sjelljes se njerezve qe po kuptojne te se po studiohen.

Ekonomi e paligjshme -
Veprimtari ekonomike qe nuk regjistrohen ne organet shteterore perkatese dhe nuk taksohen prej tyre.

Ekonomi pasindustriale --
Ekonomi qe bazohet kryesisht ne sherbimet, teknologjine e larte dhe shkembimin e informcioneve te shumellojshme.
Ekonomia --
Nje organizim shoqeror qe percakton menyren sipas se ciles nje shoqeri prodhon, shperndan dhe konsumon mallrat dhe sherbimet.
Eksperiment socilogjik
~ Nje nga metodat shkencore me te rendesishme qe synon te zbuloje marredhenie te caktuara shkak-pasojendermjet faktoreve te ndryshem shoqerore te percaktuar si nje ndryshore.

Ekzogami --
Model martese ndermjet nje femre dhe  nje mashkulli te rritur, qe i perkasin grupeve ose kategorive shoqerore te ndryshme.

Endogami --
Model martese ndermjet nje burri dhe nje gruaje qe i perkasin te njejtit grup osekategori shoqerore, qe mund te jete i njejti fis ose rrace, e njejta organizate fetare ose klase shoqerore.
Etnicitet
~ Formim i vecante kulturor, trashegimi kulturore e grupimeve te popullsise me te vogla se grupimet racore.

Etnocentrizem --
Vleresimi dhe gjykimi i nje kulture nga kriteret e nje kulture tjeter.

F
Familja berthame e mbyllur - Forme familjeje e perbere pergjithesisht nga nje numer i kufizuar personash, e cila nuk ndikohet ose ndikohet pak nga lidhjet fisnore.

Familja e hapur --
Familje e lidhur ngushte me bashkesine  fisnore dhe e hapur ndaj ndikimeve te saj.

Familja --
Grup shoqeror i perbere nga dy ose me shume njerez te lidhur nga gjaku, martesa ose biresimi, te cilet jetojne se bashku per periudha te gjata kohore, kane ekonomi te perbashket dhe kujdesen per mirerritjen e femijeve te tyre.

Familje patriarkale -
Forme familjeje e masivizuar kryesisht ne Europen e shekullit XVII e XVIII e cila siguroi njefare mevetesimi relativ nga bashkesia fisnore, rriti interesimin e pergjegjesine e prinderve per femijet dhe forcoi autoritetin e babait.

Farefisnia -
Grupim i gjere njerezish te lidhur nga gjaku martesa e biresimi.

Feja -
Sisteme simbolesh qe iu referohen  ndjenjave te nderimit, te adhurimit e te frikes, te gershetuara me ritualet e ceremonialet e kryera kolektivisht nga bashkesite e besimtareve.

Femijeria -
Femijeria perfshin 12 vitet e para te jets se njeriut duke perjashtuar foshnjerine.

Fidbeku -
Pergjigja ose reflektimi i auditorit ndaj mesazhit te percuar nga nje sistem komunikimi.

Filtrat ne procesin e komunikimit -
Parapelqime kulturore, paragjykime te ndryshme, pervoja jetesore vetjake si dhe rethana te tjera qe ndikojne perceptimet dhe perjetimet e shkaktuara nga mesazhete percjella prej mjeteve te komunikimit masiv.

Folkuejs -
Norma kulturore me pak te rendesishme per funksionimin e shoqerise, kritere te etikes se sjelljes, te veshjes etj.

Fondamentalizem fetar -
Organizate fetare konservatore, qe perpiqet te restauroje elementet themelore te fese.

G
Grupet e vogla te shoqerise se ngushte -
Grupe te formuar nga individe qe kane pozite shoqerore gati te njejte, interesa shoqerore te perbashketa dhe zakonisht te njejten moshe.
Grup minoritar ose pakice
~ Grupime njerezish me disa karakteristika fizike apo kulturore qe i dallojne nga anetaret e tjere, te cilet perbejne shumicen e popullsise.

Gjuha -
Sistem simbolesh me kuptime te njehsuara nepermjet te cilave anetaret e nje kulture, nje shoqerie komunikojne me njeri-tjetrin.

I
Ideologji ~ Ide te perpunuara qe mbrojne interesat e grupimeve shoqerore te caktuara.

Industrializim - 
Proces kompleks i zhvillimit te shoqerise, te ekonomise, vecanerisht te industrise qe fillon me perdorimin e energjise se avullit, e cila clirohej nga motori me avull.

Inovacion -
Sipas Robert K. Merton quhet veprimi qe pranon qellimin e suksesit financiar por qe kundershton rruget dhe mjetet tradicionale per arritjen e tij.
Interviste gjysme e strukturuar
~ Interviste sociologjike e cila ka te gershetuara cikle pyetjesh te njejta per te gjithe te intervistuarit me pyetje te lira, te pershtatura sipas vecorive origjinale te veprimtarise ose menyres se jeteses se secilit prej tyre.

Interviste e lire
~ Interviste socilologjike qe pergjithesisht realizohet ne trajetn e bisedave te lira te cilat edhe pse mund te kene nje fare pergatitjeje paraprake, nuk organizohen sipas nje rradhe te caktuar, por pershtaten sipas rrjedhes se mendimeve te te intervistuarit,
Interviste sociologjike
~ Metode e kerkimeve sociologjike e cila i jep mundesi sociologut, jo vetem te mbledhe te dhena e mendime te fresketa per probleme te  ndryshme te realitetit shoqeror, poe edhe te nxite shtjellimine mendimeve origjinale te bashkebiseduesve gjate procesit te intervistimit.
Interviste e srtukturuar
~ Interviste socilogjike, gjate se ciles sociologu u drejton pergjigjedhenesve te njejtat pyetje te formuluara dhe te renditura njesoj per te gjithe.


J
Jaka blu -
Ne shoqerite perendimore jane quajtur dhe quhen njerezit qe sigurojne mjetet e jeteses me ane te punes fizike ne industri, miniera, ndertim etj. Dhe cilesohen si anetare te klases punetore.

Jaka te bardha -
Ne shoqerite perndimore jane quajtur e quhen njerezit qe merren profesionalisht me pune mendore, drejtuese, organizuese e krijuese si nepunesit, mjeket, inxhinieret, mesuesit, artistet etj. te cilet cilesohen si anetare te klases se mesme.

K
Kampionim sociologjik ~ Perzgjedhje sipas krtereve shkencore te nje grupimi te vogel njerezish qe vezhgohen, intervistohen ose anketohen ne ate menyre qe te perfaqesojne sa me mire opinionet e dhe karakteristikate grupimene social te gjera.
Kanune shqiptare -
Teresi normash kulturore more dhe folkuejs, te cilat kane rregulluar funksionimin e shoqerise tradicionale shqiptare.

Koeficienti i migrimit dales
~ Numri i njerezve qe largohen nga nje territor te cak,tuar per cdo 1000 banore te tij.
Koeficienti i migrimit dales
~ Numri i njerezve qe hyjne ne nje territor te cak,tuar per cdo 1000 banore te tij.
Keoficient i pergjithshem i lindshmerise
~ Numri i lindjeve te gjalla per 1000 banore gjate nje viti.
Keoficient i vdekshmerise
~ Numri i vdekjeve gjate nje viti per 1000 banore te popullsise.
Keoficient i vdekshmerise foshnjore
~ Numri i vdekjeve te femijeve per 1000 lindje te gjalla gjate vitit te pare te jetes.

Klase e mesme -
Grupim ose shtrese shoqerore e perbere kryesisht nga specialiste dhe nepunes te niveleve te ndryshme.

Kodet ne procesin e komunikimit -
Gjuha dhe simbolet qe perzgjidhen per te tejcuar me mire ide e mesazhe te caktuara.

Kominaliteti -
Ideal ose norme qe rregullon veprimtarine kerkimore-shkencore, sipas se ciles shkencetaret duhet t'i vleresojne zbulimet e tyre jo si prone vetjake, por si pasuri publike e gjithe shoqerise, e njerezimit.
Komunikim -
Nje varg kompleks i veprimeve dhe i reagimeve ne forma dhe me mjete te ndryshme i individeve, i grupeve shoqerore dhe i kulturave, qe orientohen drejt pikesynimeve te cilat, ndyshojne vazhdimisht.

Komunikim masiv -
Proces kompleks komunikimi qe realizohet nepermjet librave e gazetave, revistave e fotografive, telegrafit e telefonit, reklamave e agjensive te lajmeve, radios e teletekstit, televizionit e internetit etj.

Komunikim ne grupe -
Komunikim qe realizohet ndermjet personave te nje grupi me te zgjeruar si mbledhje kolektivi ne pune, koncert muzikor, shfaqje teatrale etj.
Komunikim vetvetor -
Procesi i komunikimit me vetveten ose, me sakte procesi i te menduarit, qe pergjithsisht i paraprin te folurit dhe mendimeve te njerezve.
Komunikim nderpersonal -
komunikim ndermjet dy-tri dhe pergjithesisht pak personave

Komunikuesi -
Ne procesin e komunikimit masiv komunikuesi perfaqeson nje grup specialistesh qe bashkepunojne, duke kryer secili detyra te profilizuara per te pergatitur e transmetuar ide e mesazhe te caktuara.

Konvinent -
Sipas fese judaiste, konvinienti interpretohet si maredhenie ose komunikim i vecante i izraeliteve me Zotin nepermjet Moisiut.

Krime kunder pasurise -
Tip krimesh qe perfshin vjedhjen dhe shkaterrimin e pasurise qe i perket te tjereve, ruajtjen dhe transportimin e pasurise se vjedhur.

Krime kunder personit -
Krime te dhunshme qe perfshijne dhunen ose kercenimin per dhune te tilla si vrasja, rrembimi i personave, grabitja me dhune, plagosja, perdhunimi i femrave etj.

Krime pa viktima -
Karakterizim oi diskutueshem qe shenon krime te tilla si perdorimi i jashteligjshem i llojeve te ndryshme te lendeve narkotike, prostitucioni ilegal, disa forma bixhozi etj.

Krime te jakave te bardha -
Krime te kryera nga nepunes e specialiste me pozite shoqerore te larte e te nderuar ne profesionin e tyre, te cilet abuzojne me statusin e tyre per perfitime te paligjshme. Krime te tilla quhen rryshfetet, mashtrimi tregtar, reklamat falas etj.

Krime -
Shkelje te normave kulturore me te rendesishme, te cilat mbeshteten edhe nga normat ligjore.

Kriptokristianizem -
Ushtrim i fshehte i ritualeve te fese se krishtere prej nje pjese te besimtareve te konvertuar zyrtarisht ne fene islame.

Ksenocentrizem -
Mbivleresim i kulturave te vendeve te tjera dhe nenvleresim i kultures vetjake.

Kult -
Levizje fetare qe mund te kete dicka te perbashket ose nuk ka asgje te perbashket me organizatat e tjera fetare ne nje shoqeri te caktuar.

Kulture materiale -
Teresia e vlerave materiale te krijuara nga shoqeria dhe qe jane te perparuara per kohen.
Kulture -
Koncept sociologjik i percaktuar ne shume menyra. Ne kendtrajtimin sociologjik mjaft te perhapur, kultura perfshin jo vetem krijimtarine artistike, shkencore e filozofike, por eshe teresine e menyrave te veprimtarise, te jetese e te menduarit te anetareve te nje kulture, reagimet e tyre te shumellojshme ne mjedise te ndryshme etj.

Kunderkulture -
Nenkulture e nje grupimi te popullsise, qe i permbahet me vendosmeri nje ose disa vlerave kulturore, te cilat i kundervihen atyre te kultures sunduee.
Levizje shoqerore
~ Verprimtari e organizuar qe synon te nxite ose te pengoje realizimin e aneve te caktuara te ndryshimeve shoqerore.
Levizje shoqerore alternative
~ Levizje shoqerore qe perpiqet te realizoje ndryshime te kufizuara ne jeten e individeve duke i bindur te flakin qendrime dhe sjellje te caktuara per per te perkrahur nje ose disa alternativa te tjera.
Levizje shoqerore reformuese
~ Levizje shoqerore qe synojne te realizojne ndryshime shoqerore te kufizuara ne shoqeri te caktuara te marra si nje e tere.
Levizje shoqerore perparimtare
~ Levizje shoqerore perparimtare qe synonje te pohonje ne shoqeri modele te reja sjelljeje, te menduari dhe te organizuari.
Levizje shoqerore reaksionare ose kunderlevizje
~ Levizje shoqerore qe perpiqen te ruajne elemente te vjetra te shoqerise ose te ringjallin modele te menduari ose te organizuari te tejkaluara nga koha.
Levizje shoqerore revolucionare
~ Levizje shoqerore qe perpiqen te te kryejne shnderrime revolucionare te shoqerise ne teresi.
Levizje shoqerore realizuese
~ Levizje shoqerore qe perqendrohen tek individi por qe synojne te realizojne ndryshime te gjera ne qendrimet dhe modelet sjelljes se tij.
Levizshmeri shoqerore
~ Ndryshimi i pozites shoqerore te individeve brenda nje sistemi shtresimi shoqeror.
Levizshmeri shoqerore strukturore
~ Levizshmeri shoqerore qe percaktohet me shume nga nevojat e shoqerise.


M
Magjia -
Ne studimet sociologjike magjia trajtohet si ndikim ose si perpjekje per te ndikuar, pergjithesisht me dashaligesi, ne rrjedhen e ngjarjeve te ndryshme ose ne jeten e te tjereve nepermjet perdorimit te dozave te caktuara te barnave ose te helmeve, psalmeve ose praktikave rituale.

Mallra -
Elemente te kultures materiale te prodhuara nga lendet e para, qe gjenden ne mjedisin natyror.
Martesa -
Bashkim i nje femre dhe nje mashkulli te rritur qe njihet e miratohet nga shoqeria dhe qe perfshin maredheniet seksuale, ekonomike, kulturore etj.

Megalopolis
~ Nje rajon urban mjaft i gjere qe permban nje numer qytetesh rrethinat e tyre te cilat bashkohen.
Meritokraci
~ Sistemi i shtresimit shoqeror ne te cilin shperblimi me te ardhurat dh e prestigji percaktohen nga merita e secilit.
Metamorfoze -
Sipas fese hinduiste besimi se te gjithe qeniet e gjalla jane pjese e nje procesi te perjetshem te lindjes vdekjes dhe rilindjes.

Metropol
~ Nje qytet shume i mahd qe shoqerisht dhe ekonomikisht mbizoteron nje zone urbane e gjere.
Migrim
~ Levizje e njerezve brenda dhe jashte nje territori te caktuar.
Monogami seriale -
Divorcimi dhe rimartesa qe pasojen njera-tjetren.

Monogamia -
Model martese qe bashkon ne te njejten kohe nje grua dhe nje burre.

Monoteizem -
. Forme e fese qe i nxit besimtaret te besojne ne ekzistencen e nje perendie te vetme.

More -
Norma kulturore qe kane rendesi me te madhe shoqerore e morale per funksionimin e shoqerise

N
Ndryshim shoqeror ~ Teresi shnerrimesh ne organizimine shoqerine modelet e te menduarit e te sjelljes se njerezve ne rrjedhen e kohes.
Nenkulture -
Grupime te popullsise qe kane te perbashketa me te gjithe shoqerine simbole, vlera, norma she modele te tjera te kultures sunduese, por qe ndyshojen kulturalisht ne aspekte te vecanta.

Nofke percmuese -
Etiketim shoqeror negativ qe shpesh ndikon ne ndryshimin e vetekonceptimit, te identitetit shoqeror te personit te cilit i adresohet.

Norma kulturore -
Rregulla te pashkruara ose te shkruara nepermjet te cilave cdo kulture drejton sjelljen e anetareve te saj.
Norma neto e migrimit
~ Ndryshesa ndermjet migrimit hyres dhe atj dales ne nje territor te caktuar.
Norma e rritjes natyrore te popullsise
~ Ndryshesa ndernjet koficient i pergjithshem te lindjeve dhe atij te pergjithshem te vdekjeve.


Novacione te zakonshme -
Arritje shkencore qe realizohen ne procesin e kerkimeve te perditshme.
P
pakice ose Grup minoritar ~ Grupime njerezish me disa karakteristika fizike apo kulturore qe i dallojne nga anetaret e tjere, te cilet perbejne shumicen e popullsise.

Painteresshmeria -
Ideal ose norme qe rregullon veprimtarine kerkimore-shkencore, sipas se ciles shkencetaret nuk duhet te synojne te fitojne as pasuri as fame as pushtet, por lipset t'i perkushtohen vetem zbulimit te se vertetes.
Paragjykime racore ose etnike
~ Pergjithesime te paargumentuara per nje grupim njerezish me percakti racore ose etnike te ndryshme nga ata qe paragjykojne.
Permbajtje ne procesin e komunikimit -
Teresia e ideve dhe mesazheve qe percohen nepermjet masmedias.
Perteritje urbane
~ Rindertimi i banesave te braktisura ne zonat qendrore te qyteteve dhe pershtatja e tyre ne zyra biznesi, qendra kulturore, artistike,etj.
Pluralizem ~ Gjendje e organizimit te shoqerise ne te cilen te gjitha grupet racore ose etnike kane mundesi te barabarta.
Poliginia -
Model martese qe i njeh te drejten burrit te kete lidhje martesore me me dhume se nje grua ne te njejten kohe.

Politeizem -
Forma te fese qe i nxisin besimtaret te besojne ne disa perndi.

Poliandria -
Model martese qe i njeh te drejten gruas te kete ne te njejten kohe lidhje martesore me dy ose me shume burra.

Poligamia -
Model martese qe i lejon nje individi te kete me shume se nje bashkeshorte ose bashkeshort te seksit tjeter ne te njejten kohe.

Pyetje e hapur
~ Pyetje e anketes sociologjike e cila i lejon pergjigjdhenesit te shprehi mendimet e veta hapur ne menyre jo te normuar.
Pyetje e mbyllur ose e strukturuar
~ Pyetje e anketes sociologjike qe krahas shtrimit te problemit i propozon pergjigjdhenesit 2 ose meshume alternativa pergjigjesh nga te cilat mund te zgjedhin nje ose disa prej tyre.

R
Race ~ Grupim i madh njerezish me disa tipare biologjike te perbashketa qe trashegohen nga njeri brez ne tjetrin per periudha te gjata kohore.
Racizem
~ Forme problematike paragjykimesh sipas te cilave racat kane me shume ose me pak perparesi ose mangesi ne krahasim me njera-tjetren.

Rebelim -
Sipas Robert K. Mertonit quhet veprimi qe mohon kuptimin tradicional si te vleres se suksesit financiar ashtu edhe te rrugeve per arritjen e tij.

Relativizem kulturor -
Vleresimi dhe gjykimi i nje kulture ne bazen e kritereve te veta dhe jo te ndonje kulture tjeter.
Revolucioni i dyte urban
~ Ndryshimet rrenjesore ne jeten e qyteteve si rrjedhoje e perdorimit te energjise se avullit dhe e perdorimit te pajisjeve teknike e teknologjike gjithnje e me te peparuara qe nga mesi i shekullit te XVIII.
Revolucioni i pare urban
~ Krijimi vendbanimeve te perhershme.
Revolucioni i trete urban
~ Rritja me ritme te shpejta e popullsise urbane ne vendet e Botes Se Trete pas Luftes se Dyte Boterore.

Revolucion bujqesor -
Zhvillim me i shpejte se me pare i ekonomise bujqesore i bazuar ne kater faktore: 1) perdorimi iteknikave bujqesore, 2) specializimi i prodhimit, 3) vendbanimete perhershme dhe 4 )tregtia

Revolucion shkencor -
Formulimi i teorive shkencore pergjithesuese te reja qe shenojne permbysje rrenjesore te koncepteve e te teorive shkencore te meparshme ne nje fushe te caktuar te dijeve.

Ritualizem -
Sipas Robert K. Mertonit quhet veprimi i nje kategorie njerezish, qe e kapercejne stresin duke braktisur synimin e pasurimit.
S
Sekt - Tip i pergjithshem i organizatave  fetare jozyrtare, qe nuk jane te mireintegruara brenda shoqerive me te gjera.

Sektori dytesor i ekonomise -
Ajo pjese e ekonomise  qe i shnderron lendet e para ne mallra te fabrikuara, te gatshme per t'u perdorur.

Sektori i trete i ekonomise -
Ajo pjese e ekonomise  qe merret me shume me realizimin e sherbimeve sesa prodhimin e mallrave.

Sektori paresor i ekonomise -
Ajo pjese e ekonomise  qe prodhon lendet e para drejtperdrejt nga mjedisi natyror.

Simbol kulturor -
Dicka qe mbart dhe percon kuptime te caktuara nder anetaret e nje kulture.
Sistemi i kastave
~ Tip shtresimi shoqeror ne te cilin pozita shoqerore e cdo individi percaktohet nga trashegimia e prinderve.
Sistemi i klasave
~ Sistem shtresimi shoqeror ne te cilin arritjet individuale kane rendesi te madhe.
Stereotipat
~ Pershkrime ose paragjykime per kategori te ndryshme njerezish te cilat vazhdojne edhe perballe fakteve qe i kundershtojne ato.    

SH
Shekullarizim - Dobesim i ndikimit, rolit te besimeve fetare ne jeten e shoqerise.

Sherbime -
Pergjithesisht elemente te kultures jomateriale ne formen e mjeshterive, te aftesive qe u sjellin perfitime te tjereve.
Shfarosje ose gjenocid
~ Zhdukje e nje grupimi njerezish nepermjet perdorimit te dhunes.

Shkenca -
Forme kryesore e dijeve qe zhvillohet me metoda kerkimore sistematike.
Shoqate
~ Tip i organizimit shoqeror me nje solidaresi te dobet si rrjedhoje e shumellojshmerise kulturore e nenkulturore dhe sidomos e marrdhenieve shoqerore e jopersonale qe karakterizon menyren urbane te qeverisjes.
Shoqerizim i parashikuar -
Procesi i te menduarit dhe i pershtatjes me pikesynime per te arritur statuse dhe role te caktuara ne te ardhmen.

Shoqerizim -
Procesi i vazhdueshem i bazuar ne nderveprimin shoqeror nepermjet te cilit individet zhvillojne zhvillojne mundesite e tyre njerezore dhe mesojne modelet kultures perkatese.
Shperqedrim urban
~ Largimi i banoreve nga zonat qendrore te qyteteve te medhenj dhe sistemimi i tyre ne rrethinat urbane ose pertej kufijve te saj.                                 

T
Tabu - Norma kulturore ndaluese me rendesi te madhe sidomos per funksionimin dhe humanizimin e shoqerive te lashta.

Teknologjia -
Dije praktike, mjet per zbatimin ne praktike te dijeve shkencore.

U
Universalizem - Ideal ose norme qe rregullon veprimtarine kerkimore-shkencore, sipas se ciles idete shkencore gjithnje duhet te vleresohen sipas kritereve pavetore, te gjykohen gjithnje ne menyre te paanshme.
Urbanizim
~ Rritja e perqendrimit te njerezve ne zonat gjeografike te kufizuara qe quhen qytete.
                                   

V
Vecim fizik ose shoqeror i grupimeve te ndryshme te popullsise ~ Vecim qe u diktohet grupeve shoqerore ne pakice nga grupet shoqerore qe perbejnje shumicen e popullsise ose qe jane me te fuqishem.
Vezhigim i drejperdrejt pjesmarres
~ Vezhgim gjate te cilit sunduesi jeton me bashkesine shoqerore qe po studion dhe perfshihet drejperdrejt ne shume veprimtari te saj.
Vezhim i drejperdrejt jopjesmarres
~ Vezhgim gjate te cilit studiuesi veshtron nga jashte dukurite, veprimet e njerezve, ngjarjet shoqerore, pa u perfshire ne to.
Vezhgim jo i drejperdrejte
~ Vezhgim gjate te cilit sociologu nuk i veshtron ose ngjarjet shoqerore por informohet per to nga nje ose disa persona te tjere sodites ose pjesmarres ne ngjarjet qe studiohen.
Vezhgim jo sistematik
~ Vezhgim qe realizohet vetem njehere per te njhur gjendjen e nje dukurie ose te nje kompleksi dukurish nje cast te percaktuar.
Vezhgim i pjessshem
~ Vezhgimi quhet i pjesshem kur veshtrohet vetem nje pjese e dukurive te se njejtes natyre ose veprimtarite e nje pjese te individeve te nje grupimi shoqeror.
Vezhgim i pergjithshem
~ Vezhgimi quhet i pergjithem nese shtrihet ne te gjitha dukurite ose veprimtarite e individeve te kolektivit qe behet objekt studimi sociologjik.
Vezhgim sociologjik ose periodik
~ Vezhgim sociologjik qe realizohet disa here sistematikisht dhe ne intervale kohore te caktuara.
Vezhgim sociologjik
~ Veshtrim i drejperdrejte ose i terthorte me pikesynime te caktuara dhe ne menyre te organizuar nga studiuesi te dukurive ose fakteve te proceseve ose ngjrjeve shoqerore.
Vlera kulturore -
Kritere te pergjithshme sipas se cilave anetaret e nje kulture percaktojne se cfare eshte e deshirueshme ose e padeshirueshme, e mire apo e keqe, e bukur apo e shemtuar.

Xh
Xhen - Sipas parimeve te konfucianizmit xheni nenkupton qe interesi vetjak te jete dytesor ne raport me pershtatjen ndaj rendit shoqeror ekzistues.

Z
Zbulime te shumefishta - Zbulime shkencore qe arrihen ne menyre te pavarur nga dy ose me shume shkencetare.
Zone statistikore metropolitane
~ Nje zone qe permban nje qytet me se paku 50.000 banore, i rrethuar nga nga qarqe me dendesi popullsie te mjaftueshme per t'u quajtur urbane.
Zone statistikore metropolitane e konsoliduar
~ Zona statistikore metropolitane qe ka me shume se 1000000 banore.

PUNUAN:  ESMERALDA SHEHI DHE MISTELA QOSE KLASA 2/4