NDARJA E QELIZAVE
Cikli jetesor i qelizave
Ndarja qelizore konsiderohet proçes themelor pasi nepermjet saj :
- Cdo gjallesë ripërtërin veten
- Gjallesat riprodhohen
- Gjallesat shumëqelizore rriten
Ndarja qelizore ndodh nëpërmjet ndarjes së thjeshtë ku nga një qelizë nënë formohen dy qeliza bija. Tërësia e procesit jetësor që karakterizojnë qelizën që nga formimi deri në ndarjen e saj përfundimtare quhet cikël qelizor. Cikli qelizor kalon në katër faza kryesore G1 ,S ,G2 dhe M.Fazat G1 ,S dhe G2 përfaqësojnë interfazën.Një qelizë gjatë ciklit jetësor të saj kalon në dy periudha : interfaza dhe ndarja qelizore.
Interfaza
Tërësia e fazave G1 ,S , G2 quhet interfazë. Të gjitha proceset që përgatitin qelizën për ndarje ndodhin në fazat G1 , S , G2.Interfaza është periudha midis dy ndarjeve të bërthamës ,pra nuk është pjesë e mitozës. Gjatë fazës G1 : a)ADN-ja transkripton kodin e saj në molekulë ARN-je. b)ARN-të kontrollojnë sintezën e proteinave. c)Qeliza rrit vëllimin dhe kryen të gjitha funksionet e saj. Gjatë fazës S: a)dyfishohet ADN-ja Gjatë fazës G2 : a)Sintetizohet ARN në sasi të madhe dhe ndodh rritja e dytë b)Kromozomet kondensohen dhe secili paraqitet i përbërë nga dy kromatide.
Riprodhimi i qelizave me mitoze
Mitoza :
--I siguron çdo qelize bijë kompletin e vet kromozomik.--Cdo qelizë është identike me qelizën nënë (kanë të njëjtin material gjenetik me të ). --Ruajnë të njëjtin numër kromozomesh në qelizën nënë.
Për thjeshtësi mitoza ndahet në katër faza :a)profaza ; b)metafaza ; c)anafaza ; d)telofaza.
Profaza : --Centriolat zhvendosen në polin e qelizës. -Formohet një formacion si yll që quhet aster --Kromozomet janë të dukshme në mikroskop optik. -Cdo kromozom përbëhet nga dy kromatide që takohen në një pikë që quhet centromer. -Membrana bërthamore tretet -Nga centriolat dalin fije që formojnë boshtin mitotik --Fijet e boshtit kapin kromozomet në struktura në formë disku që quhen cinetokore.
Metafaza :
--Fijet e kromatideve tërhiqen herë në drejtim të një poli e herë në drejtim të polit tjetër.
Anafaza :
--Kromozomet shkojnë në pole .--Fijet e boshtit mitotik treten .--Rreth kompletit kromozomik formohet membrana bërthamore.--Fillon një ngushtim (Q. shtazore) në ekuatorin e qelizës.
Citokineza :
Është ndarja e citoplazmës së qelizës nënë në dy qeliza bijë. --Ngushtimi thellohet deri sa qeliza nënë ndahet në dy qeliza bija.
Citokineza (Q. bimore) ;
--Ap. Golxhit fillon të formojë shumë fshikëza. -Fshikëzat vendosen në mes në mënyrë gjatësore në ekuatorin e qelizës --Fshikëzat shkrihen dhe formojnë pllakën qelizore --Pllaka qelizore gradualisht takon membranën qelizore dhe bën të mundur ndarjen e qelizës nënë në dy qeliza bija.
Mejoza
Është procesi qelizor që kryen përgjysmimin e numrit të kromozomeve dhe con në formimin e gametëve. Mejoza si dhe mitoza kalon të njëjtat faza (profaza ,metafaza,anafaza,telofaza) por në mejozë ndodhin dy ndarje të njëpasnjëshme të bërthamës :Mejoza 1 dhe Mejoza 2. Dy ngjarjet më të rëndësishme të mejozës janë : --Formimi i tetradeve në fillim të profazës --Kryqëkëmbimi procesi i shkëmbimit të segmenteve ndërmjet kromozomeve homologe.
Ndarja e parë mejotike ose Mejoza 1
Profaza I : --Kromozomet e dyfishuara kondensohen.--Membrana bërthamore fillon të shkrihet --Ndodh kryqëkëmbimi.
Metafaza I : --Ciftet e kromozomeve homologe orientohen drejt ekuatorit .--Mikrofijëzat e boshtit qelizor lidhen në cinetokore. Anafaza I : --Kromatidet e secilit tetrad ndahen në cifte. -Nis lëvizja e kromatideve drejt poleve të qelizës. Telofaza I : --Formohen dy bërthamat e reja.-Ndodh citokineza e formohen dy qeliza të reja diploide.
Mejoza II (Ndarja e dytë mejotike)
Profaza II : --Membrana bërthamore tretet -Boshti qelizor organizohet. Metafaza II : --Cdo kromozom përbëhet nga dy kromatide. -Kromozomet vendosen në ekuatorin e qelizës. Anafaza II : --Kromatidet ndahen --Kromatidet e ndara migrojnë drejt poleve të qelizës. Telofaza II : --Boshti qelizor zhduket.-Formohen dy bërthamat e reja. -Ndodh citokineza e formohen katër qeliza të reja me numër haploid kromozomesh.
Formimi i gamëtëve mashkullorë dhe femëror te gjallesat shtazore.
Cdo individ lind nga bashkimi i vezës dhe spermatozoidit që prodhohet në gjendrat seksuale femërore(vezorja) dhe mashkullore (testikula). Pllenimi -Shkrirja e dy gametëve (vezë dhe spermatozoid) përbën ngjarjen më të rëndësishme në përcaktimin gjenetik të individit të ri. Numri i kromozomeve në qelizat e pasardhësve është i njëjtë me atë të paraardhësve të tyre.Veza dhe spermatozoidi përmbajnë gjysmën e numrit diploid të kromozomeve (haploid). Procesi qelizor që kryen këtë përgjysmim kromozomesh është mejoza.Në fund të së cilës formohen gametë mashkullor(spermatozoide) dhe femëror(vezët). Procesi i formimit të spermatozoideve quhet spermatogjenezë ,ndërsa ai i formimit të vezëve quhet ovogjenezë
Spermatogjeneza.--Spermatozoidet formohen në kanalet seminifere të testikulit. --Muret e kanaleve kanë disa shtresa qelizash burimore. --Qelizat burimore në mitozë japin spermatogone. --Spermatogonet rriten , shumohen në mitozë dhe japin spermatocite të rendit të parë. --Spermatocitet e rendit të parë pas ndarjes së parë mejotike japin spermatocite të rendit të dytë.--Spermatocitet e rendit të dytë i nënshtrohen ndarjes së dytë mejotike dhe formojnë spermatide. --Spermatidet piqen , diferencohen dhe japin katër spermatozoidet. Në muret e kanaleve seminifere ndodhen disa qeliza me funksion ushqyes për spermatozoidet që quhen qelizat e Sertolit.
Ovogjeneza Etapat e formimit të vezës tek femrat fillojnë që gjatë zhvillimit embrional.Procesi i formimit të gametëve femërore zhvillohet me etapa .--Qelizat burimore me mitozë japin ovogonet .Proçesi fillon gjatë zhvillimit embrional dhe përfundon në javën e 15 të jetës fetale. --Ovogonet rriten , diferencohen dhe formojnë ovocite të rendit të parë me 2n kromozome. --Ovociti i rendit të parë me mejozë shndërrohet në ovocit të rendit të dytë dhe trup polar me madhësi më të vogël.Ky proçes ndodh midis muajt të tretë dhe të shtatë të jetës fetale. --Ovociti i rendit të dytë dhe trupi polar i nënshtrohen ndarjes së dytë. Formohen tre trupa polar ( të cilët shkatërrohen) dhe veza(ovociti).
Krahasimi ndermjet mitozes dhe mejozes.
MITOZA --E merr fillimin nga qeliza diploide somatike --E merr fillimin edhe nga qeliza diploide dhe haploide --Formohen 2 qeliza bija --Berthama ndahet nje here --Qelizat bija kane te njejtin nr. kromozomik me qelizen nene --Nuk ndodh kryqekembimi --Kromozomet e qelizes bije jane te njejte te me ato te qelizes nene.MEJOZA E merr fillimin nga qeliza diploide burimore -E merr fillimin vetem nga qeliza diploide -Formohen kater qeliza bija -Berthama ndahet dy here . -Qelizat bija kane nr. te pergjysmuar kromozomik me qelizen nene -Ndodh kryqekembimi . Kromozomet e qelizave bija jane te ndryshme me ato te qelizes nene
Riprodhimi dhe zhvillimi te kafshet dhe njeriu
Ndërmjet karakteristikave të organizmave të gjallë riprodhimi është vetia themelore që siguron vazhdimësinë e llojit. Riprodhimi është dy llojesh : a)riprodhimi seksual dhe riprodhimi aseksual (joseksual)
Riprodhimi joseksual.
- Riprodhimi joseksual është forma më e thjeshtë pasi kryhet me pjesëmarrjen e vetëm një individi dhe mund të kryhet në disa mënyra :
- Me ndarje : Për organizmat njëqelizor ndarje qelizore do të thotë mënyrë riprodhimi siç ndodh p.sh tek bakteret dhe te shumë protozoar. Kromozomi bakterieve përbëhet nga një molekulë e vetme e ADN.Kromozomi dyfishohet dhe fiksohet në dy pika të membranës qelizore.Membrana zgjatet drejt poleve dhe fillon të thellohet në ekuatorin e qelizës.Qeliza nënë ndahet në dy qeliza bija.
- Me sythëzim.Sythëzimi ndryshon nga ndarja pasi te organizmat njëqelizore(p.sh. majate)dy qelizat e reja kanë përmasa të ndryshme . Në trupin e qelizës nënë formohet në një moment të caktuar një lloj sythi.Pasi arrin përmasat e qelizës nënë ajo mund të shkëputet dhe të jetojë si organizëm më vete.
- Riprodhimi me sporë.Është mënyra më e përhapur e riprodhimit joseksual.Kjo mënyrë konsiston në formimin ë sporëvë.(Qeliza riprodhuese).Kur sporet piqen lëshohen në mjedis e nëse gjejnë kushte të favorshme japin një individ të ri.Sporet janë të mbështjella nga një veshje që i mbron nga kushtet e papërshtatshme të mjedisit.Me spore riprodhohen organizma të ndryshëm bimor,por dhe shumë kafshë të ulta.
- Riprodhimi vegjetativ.Takohet te bimët dhe realizohet nga pjesë të ndryshme të trupit bimor si: zhardhokët e patates,stolonet e luleshtrydhes,bulbat e qepës,degët e rrushit etj.
- Me copëzim.Një planare e ndarë përgjysëm është në gjëndje që nëpërmjet ripërtëritjes të ndërtojë dy individë të rinj.Ripërtëritja është ai process ku një pjesë e trupit është në gjëndje të rindërtojë gjithë trupin.
- Partenogjeneza.Është zhvillimi i një individi nga një vezë e papllenuar.Rasti më tipik është ai i bletës.Mbretëresha depoziton vezë të pllenuara dhe të papllenuara,nga të parat dalin bletët punëtore kurse nga të dytat meshkujt.Partenogjeneza takohet tek disa lloje peshqish,amfibësh,hardhucat e shkretëtirës.Cnedimophorus neomexicanus përbën rastin më tipik ku e gjithë popullata përbëhet nga femra.Individët që rrjedhin nga partenogjeneza mund të jenë diploid ose haploid.Merogonia është shëmbull i partenogjenezës.Takohet te salamandra.Veza para se të fekondohet humbet bërthamën.Pasi fekondohet zigota e formuar ka vetëm bërthamën e spermatozoidit.Nga zhvillimi i zigotës haploide formohet një organizëm i ri.
- Me klonim.Kuptojmë të gjitha format e riprodhimit joseksual që japin pasardhës gjenetikisht të njëjtë me prindin nëne.Klonimi mund të jetë edhe artificial.Qelizës vezë të fekonduar i hiqet bërthama.Nga një qelizë somatike marrim bërthamën diploide dhe ia injektojmë vezës së c'bërthamuar.Si rezultat i agjentëve citoplazmatik bërthama diploide fillon të ndahet për të formuar një embrion me disa qeliza.Ky embrion vendoset në mitrën e kafshës nga u mor veza e fekonduar.Embrioni zhvillohet deri sa lind një individ i ri gjenetikisht i njëjtë me individin nga u mor bërthama.
Riprodhimi seksual.
Riprodhimi seksual përfshin shkrirjen e dy qelizave seksualisht të ndryshme,që quhen gametë.Gametët janë mashkullorë e femërore.Cikli biologjik i kafshëve dhe i bimëve kalon në dy stade: haploid dhe diploid. Gametët përfaqësojnë stadin haploid. Nga shkrirja e dy gametëve seksualisht të ndryshëm formohet zigota.Gametët prodhohen nga organet e riprodhimit.Gametët femeror(vezët) formohen në gonadet femërore,kurse gametët mashkullorë në gonadet mashkullore.Në shumicën e kafshëve gjinitë janë të ndara.Te disa gjallesa shtazore ndodhen edhe gonadet mashkullore edhe ato femërore. Këto gjallesa quhen hermafrodite.(psh. krimbi i tokës). Pllenimi është bashkimi dhe shkrirja e bërthamës së gametit femëror (qelizës vezë) me atë të gametit mashkullor (spermatozoidit). Pllenimi mund te jetë : a)i jashtëm (shkrirja e gametëve ndodh jashtë trupit të femrës) b)i brendshëm (shkrirja e gametëve ndodh në rrugët gjinore të femrës). Gjatë pllenimit secili prind nëpërmjet gametëve ofron gjysmën e kompletit kromozomik.Zigota përmban një numër diploid kromozomesh. Zigota më pas ndahet me mitozë duke ruajtur numrin diploid të kromozomeve në qelizat bija dhe pra në të gjitha qelizat e individëve të rinj,me tipare të marra nga dy prindërit.
Funksioni i riprodhimit te mashkulli
Aparati i riprodhimit mashkullor përbëhet nga :
-Dy testikujt janë gjendra seksuale mashkullore dhe përbëhen nga
-gypat seminifere që prodhojnë spermatozoidet dhe përfundojnë në:
-Epididimë ku maganizohen spermatozoidet e sapoformuar të cilët nëpërmjet
-Dy kanaleve deferente kalojnë në: -Vezikulat seminale të cilat nëpërmjet një gypi lidhen me -Gjëndrën e prostatës Aty ku bashkohen dhe dy kanalet deferente hapet edhe gypi që vjen nga fshikëza e urinës e që quhet
----Uretra ,me të cilën lidhen edhe -gjendrat e Cuperit,sekretet e të cilave kanë funksion lubrifikues. Fshikëzat(vezikulat) seminale,prostata dhe gjendrat e Cuperit marrin pjesë në formimin e lëngut spermatik funksioni i të cilit është të mbajë në gjendje aktive spermatozoidet. Sperma e njeriut përbëhet nga : a)Spermatozoidet b)lëngu spermatik Testikujt prodhojnë: a)spermatozoide dhe b)hormone seksuale mashkullore(më kryesori testosteroni)të cilat përcaktojnë tiparet seksuale dytësore. Një spermatozoid përbëhet nga : a)koka-pjesën më të madhe të së cilës e zë bërthama.Para saj ndodhet një qeskë e mbushur me enzima tretëse që quhet
a)akrozoma. b)Qafa - e pasur me mitokondri. c)Bishti - që shërben për lëvizje.
Funksioni i riprodhimit te femrat
Aparati i riprodhimit femëror përbëhet nga :
a)vezoret që janë gjendrat seksuale femërore lidhen me
b)Gypat e Falopit ,të cilët përfundojnë në c)Uterus (ose mitër),që përfaqëson organin muskulor ku zhvillohet embrioni i cili vazhdon me
d)Qafën e mitrës e cila përfundon me e)Vaginën. Vezoret janë gjëndra seksuale të riprodhimit te femrat ,janë dy të vendosura në të dy anët e fundit të barkut.Kanë formën dhe madhësinë e një bajameje dhe secila lidhet drejtëpërdrejtë me gypin uterin respektiv ose ndryshe Tromba e Falopit(ose ovidukt).Nëpërmjet ovidukteve veza e liruar nga vezoret mund të arrijë uterusin.Uterusi (ose mitra) është organ muskulor zgavror.Përbëhet nga muskujt e lëmuar (miometri) dhe nga shtresë mukoze e përbëre nga indi lidhor e pasur me enë gjaku (endometri).
Cikli i vezores dhe i mitrës.
Zhvillimi i vezës dhe përshtatja e mitrës për t'u rritur rregullohen nga hormone.Vezoret e ushtrojnë normalisht aktivitetin e tyre në mënyrë ciklike.Cdo cikël zgjat 28 ditë,duke liruar një vezë.Cdo vezë zhvillohet në një strukturë të vogël në formë qeske që quhet folikul.Cikli kontrollohet nga hormoni nxitës i folikulave ose FSH,që prodhohet nga hipofiza.Dora- dorës që folikula rritet mbushet me një lëng që përmban hormonin estrogjen.Kjo quhet faza e parë ose folikulare.Kur veza piqet,folikula çahet dhe veza transportohet nga lëngu në ovidukt.Lirimi i vezës quhet ovulacion.Ovulacioni përbën fazën e dytë.Pas ovulacionit folikula shndërrohet në një strukturë që quhet trupi i verdhë,zhvillimi i të cilës kontrollohet nga një tjetër hormonë hipofizar që quhet hormoni luteinizues ose LH.Ky çast shënon fillimin e fazës luteale ose fazës së tretë.Ndërkohë trupi i verdhë prodhon hormonin progresteron i cili ndikon në shndërrimin e mukozës uterine në një shtresë sfungjerore ku mund të fiksohet veza e fekonduar dhe ruhet gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë.Nëse veza nuk fekondohet,trupi i verdhë shkatërrohet,prodhimi i progresteronit pakësohet,muret e mitrës çahen dhe fillon gjakderdhje.Ky fluks gjaku i mukozës uterine i përzier me produkte të shpërbërjes së qelizës vezë quhet menstruacion.Cikli i mitrës ndodh në katër faza : 1)Menstruacionet me një kohë zgjatjeje mesatare 5 ditë. ; 2)Faza folikulare nga përfundimi i mestruacioneve të fundit deri në momentin e ovulacionit(MESATARISHT 10-14 ditë)
3)Ovulacioni , lirimi nga ana e vezores e vezës së pjekur. 4)Faza luteale , nga ovulacioni deri në menstruacionet pasardhëse (rreth 14 ditë)
Riprodhimi dhe zhvillimi te bimët
Riprodhimi joseksual te bimët.
Riprodhimi i realizuar me pjesëmarrjen e vetëm njërit prind është quajtur riprodhim joseksual. Riprodhimi joseksual mund të realizohet me :
- KERCEJ: Shumë bimë kanë kërcej me anë të të cilave mund të riprodhohen në mënyrë joseksuale si me:
a)turbere ose zhardhok (janë kërcej të shndërruar) b)bulbi ose qepa (përfaqëson një kërcell të shkurtër nëntokësor që rrethohet nga një shtresë gjethesh të pasura me lënde rezervë si psh.tulipani,zymbylat etj.)
c)me stolone (luleshtrydhja) d)me rizoma etj. Shartimi është proçesi i bashkimit të kërcellit të një bime me kërcellin e një bime tjetër.
- RRËNJË.Bimë që mund të riprodhohen në mënyrë joseksuale me anë të rrënjëve janë karota e egër,jargavani,trëndafili,luleshurdhja mjeksore etj.
- GJETHE(si psh. Sanseveria)
Lulja organi i riprodhimit seksual te bimët.
Pjesët kryesore të një luleje tipike janë:
- Nënpetlat - me ngjyrë të gjelbër me pamjen e gjetheve. Funksioni i tyre është të mbrojë pjesët e lules kur ajo është e paçelur.Tërësia e nënpetlave formon kupën (K)
- Petlat - janë me ngjyra të ndryshme për të tërhequr insektet.Gjithë petlat formojnë kurorën(C).Ato mund të jenë të ngjitura ose të shkëputura. Kur janë të ngjitura në të paktën 1/3 e gjatësisë së tyre numri i tyre shënohet në kllapa.
- Theku - organi riprodhues mashkullor.Një lule ka shumë thekë. Një thek është ndërtuar nga : a)filament b)antera ose pjalmorja. Antera prodhon kokrrizat e pjalmit. Tërësia e thekëve quhet androce(A).Një lule mund të ketë shumë thekë e kur ka më shumë se 12 shënohet me μ
- Pistili - organi riprodhues femëror.Mund të ketë lule vetëm me nje pistil ose me shumë pistila.Pistili është organ zgavror tek i cili dallohen tre pjesë: 1)vezorja(Brenda se ciles ndodhen vezezat); 2)shtyllëza ; 3)kreza ose stigma e cila është e vendosur në majë te shtyllezës dhe ka formën e hinkës. Bashkësia e pistilave quhet ginoce dhe shënohet me (G).
Formula e lules.
Numri i pjesëve të lules dhe mënyra e vendosjes së tyre në shtratin e lules është i ndryshëm në bimë të ndryshme.Kur në një lule kalon vetëm një rrafsh simetrie atëherë ajo quhet lule e çrregullt (zigomorfe).Kur në lule kalojnë disa rrafshe simetrie quhet lule e rregullt (aktinomorfe).Kur lulet grumbullohen në formacione të veçanta formojnë lulesa.Tipe lulesash përmendim: vile e thjeshtë ; koçankë ; kaptinë; kanistër ; ombrellë etj.
KUPTIMI PËR PJALMIMIN DHE PLLENIMI TE BIMËT
Pjalmimi vetepjalmim.
Gjate pjalmimit pjalmi transportohet nga thekët te pistil.Pjalmimi është procesi i transferimit të kokrrizës së pjalmit nga pjesa mashkullore te pjesa femërore.Transportimi i pjalmit nga njëra bimë te tjetra kryhet me anë të insekteve ose shpendëve.Në këto raste pjalmimi eshte i kryqezuar.Pjalmimi quhet i kryqëzuar,kur pjalmi i thekëve të luleve të një bime,bie mbi pistilin e luleve të një bime tjetër. Kur pjalmi i një luleje bie mbi krezën e pistilit të një luleje tjeter të po së njëjtës bimë quhet vetëpjalmim.
Formimi i qelizave seksuale të një bime me lule.
- Qelizat seksuale mashkullore formohen në trastat e pjalmit të pjalmores.Qelizat(2n) që gjenden në brendësi të trastave ndahen me mejozë dhe formojnë kokrrizat e pjalmit.Bërthama haploide e tyre ndahet me mitozë dhe formon bërthamën vegjetative e cila siguron rritjen e gypit pjalmik,dhe berthamen riprodhuese. Bërthama riprodhuese ndahet dhe formon dy bërthama spermatike(n).
- Qelizat seksuale femërore formohen në vezoren e pistilit, brenda së cilës kapen vezëzat.Vezëzat formojnë trastën embrionale me 8 bërthama haploide.Katër bërthama shkojnë në njërin skaj të trastës embrionale dhe katër në skajin tjetër. Një bërthamë nga secili grup,shkon në qendër të trastës embrionale. Dy bërthamat shkrihen e formojnë bërthamën dytësore ose polare(2n).Të shtatë bërthamat rrethohen me citoplazëm.Nga të shtatë qelizat ajo më e madhja është qeliza vezë.
Pllenimi i dyfishtë. Pllenimi te bimët kalon në këto etapa kryesore:
- kokrriza e pjalmit bie mbi krezën e pistilit.
- formohet gypi pjalmik.Rritja e tij sigurohet nga bërthama vegjetative.Brenda tij ai mban dy bërthama spermatike.
- gypi pjalmik arrin vezëzën dhe derdh brenda trastës embrionale dy bërthamat spermatike.Njëra nga bërthamat spermatike(n) bashkohet me qelizën vezë(n) , ndodh pllenimi.Veza e pllenuar(2n) quhet zigotë nga e cila do të zhvillohet embrioni i një bime të re.Bërthama tjetër spermatike(n) pllenon bërthamën dytësore(2n) e formon një qelizë me (3n) kromozome nga ndarja me mitozë e së cilës formohet endosperma e cila shërben si lëndë rezervë për të ushqyer embrionin gjatë zhvillimit të tij.
- ky proçes quhet pllenim i dyfishtë. Pesë qelizat e tjera kanë funksion ushqyes Zhvillimi te bimët
Me riprodhimin e gjallesave lidhen ngushtë rritja dhe zhvillimi.Që nga çasti i formimit fara është gati të rritet e të zhvillohet për të dhënë një bimë të re.Fara mund të përcaktohet si produkt final i riprodhimit seksual. Fara përbëhet nga: a)embrioni b)lënda rezervë e cila shërben për të ushqyer embrionin në stadet e para të zhvillimit.Në disa fara lënda rezervë grumbullohet në gjethe embrionale të quajtura kotiledone. c)mbuloja e farës e cila e ka prejardhjen nga shtresat e jashtme të vezës,e mbron farën nga tharja dhe nga dëmtues të ndryshëm deri sa ajo mbin. Embrioni përbëhet nga : -rrënjëza -kërcellthi -sythi i majës -gjethëzat embrionale ose kotiledonet Numri i kotiledoneve të pranishëm në farë lejon ndarjen e angiospermave në dy grupe të mëdha: në monokotiledone(njëthelbore) dhe dikotiledone(dythelbore).
Formimi i fryteve dhe llojet e tyre
Fryti krijohet nga rritja dhe zhvillimi i vezores së pllenuar ose shtrati,kupës etj.Frytet të cilat formohen jo vetëm nga vezorja por edhe nga strukturat e tjera të lules quhen fryte të rreme(molla,dardha,fiku etj) Fryti përbëhet nga: -Perikarpi -Fara Perikarpi ka tri shtresa: -epikarpi(me prejardhje nga muri i jashtëm i vezores) -mezokarpin(që rrjedh nga parenkima e vezores) -endokarpi(që rrjedh nga muri i brëndëshëm i vezores)
Sipas përmbajtjes së perikarpit frytet ndahen në: -tulore(qershia,kumbulla,domatja,kungulli etj) -te thata(fasulja,lulëkuqja,gruri,misri)
ZHVILLIMI I BIMËVE NGA FARA
Në rastin e riprodhimit seksual, individi i ri formohet nga zhvillimi i zigotës. Proçesi i shndërrimit të qelizave prindërore në një individ të ri quhet zhvillim. Qelizat e formuara nga ndarja me mitozë e zigotës diferencohen për të formuar inde, organe, aparate dhe sisteme.
Te bimët me lule zhvillimi fillon nga fara. Mbirja dhe rritja e embrionit ndihmohet nga lëndët rezervë derisa të zhvillohen gjethet e para të bimës së re, të cilat do të kryejnë fotosintezën. Bima e re përbëhet nga këto pjesë:
- Filizi (pjesa mbitokësore nga i cili formohet kërcelli, gjethet, lulet dhe frytet)
- Thelpinjtë (kotiledonet)
- Rrenjëza ( pjesa nëntokësore nga do të zhvillohen rrënjët)
Mbirja e farës përcaktohet nga:
- Pjekuria morfologjike
- Pjekuria fiziologjike
- Kushtet e mjedisit
- Mosha e farës